Subscribe

Koalicioni Alternativa Demokratike Shqiptare ia ka dalë të sigurojë  deri tani dy deputetë në parlamentin serb dhe është në pritje të konfirmimit edhe të një tjetër mandate deri në zyrtarizmin e rezultateve.

Kryesuesi i listës së bashkuar, Shaip Kamberi ka deklaruar se procesi i votimit është ndikuar ndjeshëm nga pandemia.

Ndërsa presidenti i këshillit kombëtar shqiptar në luginën e Preshevës , Ragmi Mustafa është shprehur optimist se bashkimi i partive në një koalicion do të reflektohet edhe në forcimin e përfaqësimit.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një postim në rrjetin social facebook ka përshëndetur suksesin e Alternativës Demokratike duke theksuar se bashkërendimi i veprimeve jep gjithmonë rezultate dhe ky është një shembull i mirë për t’u ndjekur nga të gjithë bashkëkombësit.

Vlen te theksohet fakti se perpos angazhimit te madh te Tiranes zyrtare per listen e perbashket, serish mes shqiptareve pati humbje te ndjeshme votash. Rasti flagrant eshte Bujanoci, aty ku per zgjedhjet lokale kane votuar per partite shqiptare rreth 10-11 qytetare ndersa per listen e perbashket parlamentare jo me shume se 6500. E gjitha kjo perf shkak se PDSH, forca e pare politike ne Bujanoc ne zgjedhjet lokale, nuk mori pjese ne listen e perbashket me 5 parti shqiptare per zgjedhjet e pergjithshme. Vertet nje paradoks qe tregon edhe nje here te gjitha ndasite mes shqiptareve ne Lugine qe shpesh e kane penalizuar ne maksimalizimin e rezultateve ne zgjedhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *