Në përfundim të ultimatumit 48 orësh, kryeministri Edi Rama është kthyer sërish në Vlorë për të bërë bilancin e porosive. Kreu i qeverisë është pritur nga kryebashkiaku Ermal Dredha dhe drejtuesi politik i qarkut Bledi Çuçi dhe minsitri Pirro Vengu.
Nga Vlora shefi i mazhorancës tha se qyteti do të ketë vemendje edhe më të lartë përfshirë edhe në aspektin e parkingjeve.
Lexo edhe :
Related Posts
Rama: Ka ikur koha e deputetëve të cilët japin zgjidhje të problemeve nga kafeneja, duhet që ata të dalin në terren dhe t’u shërbejnë qytetarëve. Problemi i hapësirave publike është një problem që po trajtohet në terren. Nuk ka tendencë për t’i zënë frymën bizneseve, tendenca është që të harmonizohen interesat e të dyja palëve, biznesit dhe qytetarëve.Zaptimi i trotuarit është i papranueshëm. Trotuari duhet të jetë i dedikuar vetëm për këmbësorët. Problemi i ujit të pijshëm është një tjetër problem i adresuar. Për shkak të ngarkesës që ka qyteti në këtë periudhë dhe për shkak të investimeve. Çfarë kemi konstatuar është një keqmenaxhim vitet e fundit i ujësjellësit të Vlorës në këtë drejtim. Ka një abuzim madhor për konsumimin e ujit të pijshëm për të vaditur bahçet dhe tokat bujqësore.
Kreu i qeverisë nuk la pa përmendur edhe dorëheqejn e 21 drejtorëve të bashkisë.
Rama: Drejtorët e bashkisë së dorëhequr kanë treguar se janë të papërshtatshëm për ta kryer atë detyrë ndërkohë që atyre mund t’ju jepen mundësi të reja në të ardhmen. Por dua t’i bëj thirrje që të gjithë ata që vijnë të shërbejnë siç duhet. Ne do të jemi shumë kërkues sa i përket shërbimeve dhe emërimit të tyre sipas meritës. E njëjta gjë do të vlejë edhe për drejtuesit e institucioneve qendrore në Vlorë të cilët janë dorëhequr.
Rama ka qëndruar rreth 50 minuta në bashki duke diskutuar me grupet e punës ndërsa më pas ka vendosur të inspektojë në terren rezultatin e deritanishëm duke nisur nga zona e Muradies, qendra historike për lirimin e hapësirave publike ku nuk iu shmang denoncimeve direkte të qytetarëve.
Në kthim, kryeministri ka reaguar ashpër në një komunikim direkt në Facebook rreth vendimit të një prokuroreje për zaptimin e një hapësire publike në Theth duke kërkuar të ndërhyjnë Minsitria e Drejtësisë dhe KLP.
Rama: Pas një masakre të mirëfilltë të rrezikuar nga një individ i cili rezulton i paarritshëm nga krahu i ligjit, Thethi që është kartolinë e mrekullisë shqiptare dhe që është katandisur mu në zemër të tij në një praktikisht territor toke të xanun. Si ka mundësi, si është e mundur që pasi, inspektoriati përkatës dhe policia konstatojnë një ndërhyrje të tillë mu në zemër të asaj mrekullie të maleve shqiptare, dhe përcjellin rastin në prokurori, prokuroria nuk shpall në kërkim të menjëhershëm personin, por mosfillimin e çështjes.
Te shtunën Rama paralajmëroi masa të forta nëse nuk do të lirohen hapësirat publike brenda 48 orëve. Ky aksioni qeverisë Shqiptare po shtrihet në të gjithë vendin./vizionplus.tv







