E martë, 22 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

“Luftë” me zjarret, si paraqitet situata në qarkun e Beratit

Situata e zjarreve në vend vijon të mbetet alarmante, edhe pse gjatë ditës së sotme janë neutralizuar disa nga vatrat më kritike.

Aktualisht në qarkun e Beratit raportohet për 3 vatrat aktive në Poliçan, Berat dhe Skrapar.

Terreni në zonat e zjarri është malor dhe po punohet vetëm me mjete rrethanore,me pompa uji shpine dhe me ndërhyrjen e avionëve nga ajri. Zjarri ka shkaktuar dëme kolosale.

Situata me zjarret në Berat,vatrat aktive deri tani janë:

Reklamë

1-Vijon aktive dhe me intensitet zjarri mesatar vatra në Zonën e Mbrojtur Balloll në NJA Tërpan në Poliçan. Zjarri zhvillohet brënda pyllit në terren të vështire dhe i pamundur për ndërhyje nga forcat tokësore. Kjo vatër zhvillohet në disa drejtime, në drejtim të fshatit Plashnik i madh, në drejtim të lagjes Selenicë, të fshatit Çorogjaf,si dhe vetë sipërfaqen pyjore. Vleresimi i dhënë nga Frejtuesi i MZSH-së dhe oficeri i forcave të ushtrisë është vetëm ndërhyrja nga ajri. Janë në vëndngjarje forcat e ushtrisë, 1 mjet zjarrëfikës dhe 6 zjarrfikës, 15 forca të ushtrisë dhe 5 punonjës të ADZM-së Berat,po nisen edhe 2 zjarrëfikëse nga Poliçani.

2-Vatra e zjarrit në fshatin Velçan, NJA Sinjë në Berat është aktive në një drejtim, në terren të vështirë për ndërhyrje.Forcat zjarrfikëse, me 2 mjete dhe 12 zjarrëfikës janë në vatër.

Në lidhje me zjarri në fshatin Velçan,zjarri është larguar plotesisht  nga banesat,banorët dhe banesat janë të sigurta.Në vatrën e zjarrit po operojnë 2 helikopterë dhe mjetet zjarrêfikëse.

3-Vatra e zjarrit në fshatin Orizaj NJA Qëndër Skrapar vijon të jetë aktive dhe në terren të vështirë. Për momentin situata është e qetë. Po shkojnë 8 efektivë dhe 2 mjete zjarrëfikësr. Mjetet nuk operojnë dot deri në vend.

Më shumë video

Reklamë