E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:20 Në vijim ora 05:20: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Luftë me RENEA, ekzekutohet 35 vjeçari në Dropull

Vritet nga policia 35 vjeçari grek Kostandinos Kaçifa. Pas disa orësh në arrati dhe shkëmbimi zjarri me policinë, forcat RENEA kanë ekzekutuar 35 vjeçarin grek Kostandinos Kaçifa.

 

Forcat RENEA i kanë bërë thirrje të hedhë armën dhe të dorëzohet, por shtetasi Kaçifa nuk i është përgjigjur thirrjes së herëpashershme të policise, por ka hapur zjarr me armë duke rrezikuar seriozisht jetën e efektiveve edhe për shkak të terrenit ku mundësia e mbrojtjes ishte e ulët.

 

Reklamë

Forcat RENEA janë kundërpërgjigjur dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit shtetasi grek Kostandinos Kaçifa ka mbetur i vrarw.

 

Sipas informacioneve gjatë shkëmbimit të zjarrit ka patur dëmtime dhe në disa banesa.

 

Ndërkohë një grup hetimor ka mbëritur në vendngjarje për të kryer veprimet e para hetimore.

 

Viktima Kostandinos Kaçifa eshte nga fshati Bularat, Gjirokaster. Kohet e fundit jetonte me shume ne Athine se ne Bularat dhe njihej ndryshe si simpantizant i Agimit te Arte.

 

 

 

 

Më shumë video

Reklamë