Subscribe

Shqipëria dhe Kosova nënshkruan një memorandum për të luftuar krimin e organizuar, korrupsionin si dhe pastrimin e parave. Kryeprokurori i Kosovës, Aleksandër Lumezi dhe kreu i Prokurorisë së Posaçme antikorrupsion, Arben Kraja, treguan gatishmërinë e dy vendeve për shkëmbimin e informacionit.

 

Duke i referuar sekuestrimit të 400 kilogramëve kokainë në Lipjan, që kishte kaluar nga porti i Durrësit, Lumezi theksoi se operacioni u finalizua me sukses fal koordinimit të veprimeve me autoritetet shqiptare.

 

ALEKSANDER  LUMEZI

KRYEPROKURORI I KOSOVES

“Rasti i kokainës është në hetime dhe nuk mund të jap detaje, por kjo tregon që ka bashkërendim në luftimin e krimit të organizuar dhe se ekskluzivisht shteti i Kosovës është duke u marrë me këtë çështje .Kokaina qëndron në lokalet e Policisë së Kosovës dhe është e sigurt. Ky bashkëpunim ka të bëjë kryesisht me shkëmbimin e informacioneve, të dhënave provave tjera të cilat janë të rëndësishme për t’i vënë para përgjegjësisë penale dhe për t’i dhënë dënimet e merituara për kryerësit e veprave penale.”

 

Bashkëpunimi mes dy institucioneve, sipas kreut të Spak do të sjellë më shumë rezultate ndaj krimit të organizuar.

 

ARBEN KRAJA

KREU I SPAK

 

“Bashkëpunimi ka ekzistuar dhe kontaktet kanë qenë, por i kthyer në një rrugë institucionale, duhet të vlerësohet më shumë sepse do të jetë edhe më efektiv në të ardhmen. Ne jemi si përfaqësues të Posaçmes ishim dje në Shkup, dhe nënshkruam edhe atje një memorandum mirëkuptimi, pak a shumë me të njëjtën përmbajtje, me idenë që të gjithë në rajon të kemi kontakte, të shkëmbejmë informacione dhe të njohim njëri-tjetrin”

 

Më 17 maj në komunën e Lipjanit u sekuestruan 400 kilogramë kokainë që vinte nga Brazili. Droga e ndarë në 20 pako ishte vendosur në një kontenier me mish. Ngarkesa u mbikëqyr nga autoritetet shqiptare deri në kufirin me Kosovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *