E martë, 15 Shtator 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

“Luftë” kanabisit nga ajri

Prej me shume se një muaj, policia ka nisur patrullimin nga ajri ne te gjitha zonat e nxehta, ku dyshohet se mbillet bima e kanabisit.

 

Aksioni i radhës u zhvillua ne Dibër, nga ku nuk u identifikua asnjë parcele me droge. Monitorimi nga ajri është i vështirë edhe per inspektoret e policisë shqiptare, pasi ata janë te detyruar, ne mungese te pajisjeve, te vazhdojnë me sy te lire territorin. Këtë e pohon Drejtori per Krimet ne Policinë e Shtetit, Josif Shtembari, i cili thotë se shpresat per nje monitorim me te mire janë tek Guarda di Finannza.

 

Nga monitorimi i territorit, sipas policisë, deri me tani jane zbuluar disa parcela te mbjella me hashash ne Vlore. Drejtuesit e policisë se shtetit deklarojnë se fushata zgjedhore, nuk do te zhvendose vëmendjen e policisë nga lufta kundër kanabisit.

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video