E diel, 15 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Film Family Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Luftë e ashpër në Pogradec, demokratët përjashtojnë nga lista Klevis Balliun dhe Eduard Kaprin

Demokratët përjashtojnë nga lista konkuruese ish-deputetin e Partisë Demokratike për Pogradecin Klevis Balliun dhe ish kryetarin e bashkisë Eduard Kaprin.

Lufta e ashpër midis të dyve, për të përjashtuar një rival direkt për listën e mëtejshme. Kështu duket se ka qenë kjo luftë që u kanë “ngrënë kokat”,njëri-tjetrit.

Balliu nga njëra anë ka kërkuar ta heqë nga lista e mëtejshme ish kryetarin e bashkisë Eduard Kaprin duke e parë si rival potencial për zgjedhjet e 25 prillit dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe Kapri nga ana tjetër.

Të dy kanë punuar fort për të përjashtuar nga lista e mëtejshme njëri tjetrin. Kjo luftë e fortë midis tyrë është pritur pa filluar votimi.

Reklamë

Klevis Balliu ka marre 310 vota kundër, ndërsa Eduard Kapri 196 vota kundër.

 

 

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë