Pekini do të “zvogëlojë dhe do heqë” tarifat prej 40% që ka vendosur ndaj makinave amerikane të importuara në Kinë, tha Presidenti i SHBA, Donald Trump.

 

Sipas BBC, Kina ende nuk ka dhënë një koment mbi njoftimin e Presidentit Trump, të cilin ai e bëri në Twitter pa dhënë detaje.

 

Masa, nëse konfirmohet, do të mirëpritej nga gjithë industria e makinave të prekuara nga lufta tregtare mes SHBA dhe Kinës, e cila ka ardhur në rritje.

 

Presidenti Trump dhe Xi Jinping kanë rënë dakord për një armëpushim të përkohshëm në mosmarrëveshjen e hidhur.

 

Gjatë darkës në samitin e G20, ata ranë dakord të mos rritnin tarifat për 90 ditë për të lejuar bisedimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *