Kreu i qeverisë Edi Rama, është këtë pasdite në Londër i ftuar në Future Resilience Forum 2025, forumi ndërkombëtar i sigurisë dhe politikave globale.
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij tha se armëpushimi u pranua nga të gjithë kur u kërkua nga presidenti i SHBA Donald.
Rama theksoi se duhet që të ketë mbështetje për Ukrainën të cilës po i merren territoret nga Rusia.
Rama: Agresioni rus në Ukrainë për disa vite, Europa e vuri veten në autopilot. Tani situata ka ndryshuar dramatikisht dhe ajo që tha Orban se duhet një armëpushim ishte një fjalë e papranueshme dhe kur e përmendi Trump u bë e pranueshme dhe të gjithë filluan që të kërkonin një armëpushim, por mesa duket shumë vonë. Ajo që më vonë është se deri sot Europa s’ka një plan paqe të vetin. Është legjitime të mbështesësh Ukrainë dhe integritetin territorial dhe të kundërshton marrjen me forcë të një cope toke nga një vend tjetër, ndërsa po mendojmë të riarmatosemi dhe të mbështesim Ukrainën me armë ngjanë e çuditshme se nuk kemi një plan paqeje. Na duhet një plan si duket kjo paqe. Mungesa e tij na bënë të varur nga çfarë do gjë që do bëjë Uashintoni.
/vizionplus.tv





