Politikë
Lufta për mandatin e fundit në Elbasan, PS mund ta humbë per 40 vota

Ilustrim · Vizion Plus
U duk sikur Partia Socialiste siguroi nëntë mandate në Elbasan, por beteja vijon ende.
Partia Socialiste rrezikon ta humbasë mandatin e nëntë për 40 vota, për shkak të herësit.
E sigurt duket humbja e LSI në këtë qark, që ka dalë pa asnjë mandat. Ndërkohë, nga kutitë e votimit në Elbasan kanë dalë 9 mijë vota të pavlefshme.
Procesi i numërimit është mbyllur, por pritet përditësimi i të dhënave në sistem.




