E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:25 Në vijim ora 02:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Lufta për Champions, fiton Roma

 

Roma mundi Peskaren ne sfidën e fundit te javës se 33 te serisë A, duke u larguar përsëri me 4 pike nga Napoli ne sprintin final per nje bilete direkte ne Champions League sezonin e ardhshëm. 1-4 ne Adriatiko me skuadrën e shqiptarit Memushaj qe përshëndetet edhe zyrtarisht nga seria A, 5 ndeshje nga përfundimi i kampionatit italian.

 

Një përballje qe nuk u vu asnjëherë ne dyshim per miqtë, te cilët përballe nje kundërshtari me probleme te mëdha ne te gjitha sektorët e fushës,  mund te kishin shënuar dyfishin e golave nëse do te ishin me te sakte ne finalizimin e aksioneve. Gjithsesi zhbllokimi i shifrave erdhi vetëm ne fundin e pjesës se pare me Strotman qe ne minutën e 44 zhbllokoi shifrat. Nje minute me vone Naingolan dyfishoi rezultatin. Edhe pjesa e dyte foli per skuadrën e trajnerit Spaleti ne dominim total, ndërkohe qe radha i erdhi Salaah per te lënë shenje edhe ai ne këtë ndeshje. Ne minutën e 48 egjiptiani shënoi golin e trete, ndërsa 12 minuta me vone dopieta e tij personale dhe e katërta per skuadrën e tij. Goli i nderit per te zotet e shtëpisë erdhi 7 minuta nga fundi me autor Benali.

Reklamë

 

Ashtu si gjithë skuadra ne nje performance te dobët, edhe vlonjati i kombëtares Ledian Memushaj u vlerësua me nje note mjaft te ulet nga media italiane. Me nje diference prej 4 pikesh, java e ardhshme behet mjaft decisive ne luftën per Champions me romen qe sfidon Lacion ne derbi, ndërsa  Napoli mysafir ne Milano ne përballjen kundër Inter.

 

 

 

Lufta, champions, Fiton, Roma

Vazhdo të lexosh

Reklamë