Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
29 August 2026
Vizion fokus

Zjarr në Lazarat

SHBA dhe Japonia forcojnë bashkëpunimin për sigurinë rajonale dhe...

Zv.kancelari gjerman thirrje Trump: Jepi fund luftës me Iranin,...

Dhjetëra hektarë pyje nën “pushtetin” e zjarrit në Tepelenë

Mbyllet dita e 90 e protestës, qytetarët nisin marshimin...

Takimi me kabinetin qeveritar, reagon Rama: “Prania Besnike” dhe...

Zjarr masiv mbi fshatin Muzhakë të Matit

Tjetër ofertë për Mehmetin, ylli kuqezi në vemendjen e...

Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë dhe kabinetin...

Situatë kritike në Librazhd/ Zjarri shumë pranë banesave në...

Lufta në Ukrainë/ Komisioni i Rithemelimit të PD: Agresion kundër paqes në botë

26 Shkurt 18:14

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka reaguar lidhur me agresionin rus ndaj Ukrainës.

 

Në reagim thuhet se ky është një agresion kundër lirisë, demokracisë dhe paqes në botë. Më tej theksohet se “Partia Demokratike mbështet qëndrimet e NATO-s dhe BE-se ndaj kësaj lufte dhe solidaritetin e tyre me Ukrainën”.

 

Deklarata e plotë:

 

“Paqja në Europë është zëvëndësuar me luftën kundër lirisë dhe demokracisë!
Diplomacia dështoi në përpjekjet e saj për të parandaluar sulmin barbar.
Prej tre ditësh Rusia vazhdon agresionin e saj kundër Ukrainës së lirë dhe të pavarur. Agresioni i Rusisë urdhëruar nga diktatori gjakatar Putin ndaj 40 milion banorëve të Ukrainës, vendit të dytë më të madh si sipërfaqe në Europë është luftë në zemër të kontinentit tonë, me një potencial të lartë shndërrimi në një konflikt të gjerë europian dhe botëror.
Ky është një agresion kundër lirisë, demokracisë dhe paqes në botë.

 

Partia Demokratike dhe ne, demokratët shqiptarë, qëndrojmë të vendosur në mbrojtje të vlerave të lirisë dhe demokracisë, ndërkohë që shprehim solidaritetin tonë të plotë me popullin e Ukrainës dhe qëndresën e tij heroike.
Partia Demokratike mbështet qëndrimet e NATO-s dhe BE-se ndaj kësaj lufte dhe solidaritetin e tyre me Ukrainën.
Ajo dënon me forcën më të madhe agresionin barbar të Rusisë kundër Ukrainës sovrane, të lirë e demokratike dhe shpreh bindjen se Rusia meriton çdo ndëshkim nga vendet e lira për aktin e saj.

 

Partia Demokratike e Shqipërisë distancohet nga qëndrimi i dyfishtë i Edi Ramës, i cili nga njëra anë mbështet NATO-n dhe qëndrimet e saj ndaj Rusisë, dhe nga ana tjetër mbështet aleancën trilaterale të Beogradit me dy vasalët e tij, Shkupin dhe Tiranën. Kjo e fundit, e njohur si Ballkan i Hapur është një aleancë e dominuar plotësisht nga Serbia ose ndryshe “Rusia e vogël” e cila refuzoi të dënojë agresionin e diktatorit Putin ndaj Ukrainës dhe ti bashkohet BE-së në sanksionet ndaj Rusisë.

 

Partia Demokratike konsideron këtë qëndrim të dyfishtë të Edi Ramës në një moment kritik për sigurinë e vendit, si një akt të rrezikshëm antikombëtar.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
komision lufte Ukraine

Nga e njëjta kategori

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 8 vatra ende aktive, ndërhyrje me forca në terren dhe nga ajri

më shumë...

Problem teknik në sistemet e trafikut ajror, TIA: Fluturimet u pezulluan për pak minuta, situata po normalizohet!

më shumë...

Mbyllet dita e 90 e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugë

më shumë...

Takimi me kabinetin qeveritar, reagon Rama: “Prania Besnike” dhe “Shqipëria Sociale” në fokus

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:48

Kondicioneri ndezur gjithë natën? Ja 5 gabimet...

10:40

Zjarr në Lazarat

10:25

SHBA dhe Japonia forcojnë bashkëpunimin për sigurinë...

10:07

Zbuloni 10 ushqime të pasura me magnez...

9:58

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 8...

9:51

Zv.kancelari gjerman thirrje Trump: Jepi fund luftës...

9:46

Dhjetëra hektarë pyje nën “pushtetin” e zjarrit...

9:43

Problem teknik në sistemet e trafikut ajror,...

9:34

Mbyllet dita e 90 e protestës, qytetarët...

9:20

Mbetjet mortore në Zubin Potok, dërgohen në...

8:52

Takimi me kabinetin qeveritar, reagon Rama: “Prania...

8:17

Zjarr masiv në Dragot të Tepelenës, flakët...

8:13

Zjarr masiv mbi fshatin Muzhakë të Matit

7:54

Tjetër ofertë për Mehmetin, ylli kuqezi në...

7:51

Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë...

7:33

Situatë kritike në Librazhd/ Zjarri shumë pranë...

7:19

Ecja nuk mjafton për kocka të forta,...

7:10

Probleme teknike në Rinas, fiket sistemi i...

7:02

Rikthimi në shkollë, ja si e përjetojnë...

6:37

Walker: Nëse partitë nuk bashkohen për Presidentin,...

Më të klikuarat

  • Arrestohet “Doktori”, furnizonte klientët me lëndë narkotike...
  • E rëndë në Klos, 35-vjeçari hidhet nga Ura e Vashës, mesazhi...
  • Publikimi i fotove të Ergys Agasit pas arrestimit, pezullohe...
  • Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes së lumi...
  • E shtuna shënon fundin e temperaturave “afrikane”, qytetet m...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.