Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur për pasojat që ka sjellë lufta në Ukrianë, në vendin tonë.

 

Balla thekson se ata që paguhen më pak i ndjejnë më shumë pasojat e luftës, prandaj sipas tij, ata duhen ndihmuar direkt me një mbështetje cash, aq sa është edhe efekti i rritjes së çmimeve.

 

Mes të tjerash Balla, thotë se ata që paguhen më shumë të paguajnë sipas çmimeve të tregut.

 

“LUFTA NË UKRAINË KA PASOJA
Përmes Paketës së Rezistencës Sociale, ne kemi marrë masat që goditja nga kriza e çmimeve në tërësi të mos dëmtojë shqiptarët më në nevojë.
Qeveria do të kompensojë me 30 mijë lekë në muaj, për tre muaj rresht, rritjen e çmimeve të shportës për pensionistët që marrin më pak sesa gjysma e pagës minimale, pensionistët e invaliditetit, pensionistët që jetojnë vetëm, persona me aftësi të kufizuar, paraplegjikë, tetraplegjikë apo të verbër dhe të gjitha familjet e skemës së ndihmës ekonomike.
Une nuk jam dakord me ata që thonë hiqni apo ulni TVSH e mallrave të shportës. Është e thjeshtë pse. Efektet e rritjes së çmimeve të shportës ushqimore nuk i ndjejmë të gjithë njëlloj. Ata që paguhen më pak i ndjejnë më shumë pasojat e luftës. Prandaj ata duhen ndihmuar direkt me një mbështetje cash, aq sa është edhe efekti i rritjes së çmimeve. Ata që paguhen më shumë të paguajnë sipas çmimeve të tregut”, shkruan Balla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *