Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk tha se kanë rëndë dakord për nëntë korridore humanitare për evakuimin e civilëve të enjten.

 

Kjo përfshin evakuimin me vetura private nga qyteti i rrethuar i Mariupolit. Rrugët e tjera të evakuimit janë nga Berdiansk, Tokmak dhe Enerhodar.

 

“Ato në rajonin lindor të Luhansk do të funksionojnë nëse forcat pushtuese ruse ndalojnë granatimet e tyre”, shtoi Vereshchuk në një deklaratë.

 

Zyrtarët ukrainas gati çdo ditë tentojnë të hapin rrugë për evakuimin e civilëve nga Mariupoli.  Në këtë qytet kanë mbetur të bllokuar mijëra civilë, teksa bombardimet dhe luftimet e ashpra po vazhdojnë.

Shumica e tentimeve për evakuim, megjithatë kanë dështuar, dhe Ukraina dhe Rusia kanë fajësuar njëra-tjetrën për mosrespektim të armëpushimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *