E diel, 22 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 04:25 Në vijim ora 04:25: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Lufta në Lindjen e Mesme, Trump i vendos afatin e fundit Iranit

Presidenti i SHBA, Donald Trump, do të vendosë brenda dy javëve nëse Amerika do të ëprfshihet në luftën mes Izraelit dhe Iranit apo jo.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, doli sot para gazetarëve dhe lexoi mesazhin e qartë të presidentit, Donald trump, në mënyrë që t’i jepte fund të gjitha spekulimeve në media.

“Duke qenë se ka patur shumë spekulim në media, lidhur me vendimin e presidentit, dhe nëse SHBA do të përfshihet apo jo direkt, po citoj mesazhin e presidentit:

Bazuar në faktin që ka një shans i konsiderueshëm që negociatat mundet ose nuk mundet të ndodhë në të ardhmen e afërt, do ta marr vendimin tim nëse do të përfshihem apo jo, brenda dy javëve të ardhshme“, deklaroi sekretarja e Shtëpisë së Bardhë, Leavitt.

Vazhdo të lexosh

Reklamë