Bota
Lufta në Lindjen e Mesme, më shumë se 200 persona të vrarë në Liban

Konflikti në Iran është përshkallëzuar. Ministria e Shëndetësisë në Bejrut njoftoi se numri i njerëzve të vrarë nga sulmet izraelite në Liban është dyfishuar brenda 24 orëve.
Sipas ministrisë së Libanit numri i viktimave ka shkuar në 217.
Reklamë
Ministria shtoi se 798 persona të tjerë janë plagosur. Nuk është e qartë se sa nga viktimat ishin civilë.
Dhjetëra mijëra qytetarë libanezë janë larguar nga kryeqyteti Bejrut ditët e fundit, pasi ushtria izraelite lëshoi urdhra evakuimi.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




