Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 August 2026
Vizion fokus

Makth për vajzat e mitura në Ceuta, raportohen të...

Tmerri i flakëve në Krujë, Rama publikon reagimet e...

Thashethemet për dasmën e Cristiano Ronaldos, mijëra fansa “pushtojnë”...

Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 400 mijë persona,...

Aksident tragjik në Peru, 13 viktima pas përplasjes së...

Edhe Greqia në luftë me flakët, zona me e...

Themelohet “NATO” e Lindjes së Mesme, Turqi-Pakistan-Arabia Saudite, marrëveshje...

Shumë turistë, por shpenzojnë pak, ekspertët: Shqipëria renditet ende...

Irani kushte shtesë për Hormuzin: Do të hapet plotësisht...

“Jo paralele mes Kosovës e Ukrainës”, Tirana zyrtare i...

Lufta në Gaza: Ky Ramazan ka shije gjaku!

12 Mars 11:55

Nën hijen e rëndë të vdekjes dhe kërcënimit të urisë së gjerë nisi Ramazani për besimtrarët myslimanë të Rripit të Gazës këtë vit.

Mediat ndërkmbëtare raporotjnë se popullata e Rripit të Gazës nisi dje agjërimin “pa gëzim”. Në pjesën më të madhe të botës myslimane, Ramazani, muaji i shenjtë i agjërimit dhe lutjes së besimtarëve, është një festë e shoqëruar me darka të pasura familjare çdo natë.

Por ndërsa lufta e përgjakshme midis Izraelit dhe Hamasit hyn në muajin e saj të gjashtë, shumica e njerëzve në Rripin e Gazës nuk janë në gjendje për të festuar.

Një fëmijë luan me fishekzjarre ndërsa feston fillimin e Ramazanit pranë një ndërtese banimi të dëmtuar në Rafah [AP/ Fatima Shbair].
Një fëmijë luan me fishekzjarre ndërsa feston fillimin e Ramazanit pranë një ndërtese banimi të dëmtuar në Rafah [AP/ Fatima Shbair].
“Ky Ramazan ka shije gjaku”

“Ky Ramazan nuk ka shije të Ramazanit. Ka më tepër shije gjaku, mjerimi, ndarjeje dhe shtypjeje,” tha Umm Mohammed Abu Matar, teksa piqte bukë në një furrë që e ndezur nga mbetjete kartonit.Në Gazë tashmë nuk gjend dot as dru për të ndezur zjarr.

“Ne nuk e ndjejëm gëzimin e Ramazanit, e humbëm sepse pushtimi nas shoërguli dhe na shkatërroi shtëpitë. Shihni njerëzitqë jetojnë në tenda.Ne po vuajmë shumë. Ky Ramzan pëe ne nuk ëhstë njësoj si në vitet e kaluara”, shtoi Mohammad al-Masri, i zhvendosur në Rafah, në kufirin e mbyllur me Egjiptin, ku rreth një milion e gjysmë palestinezë, të zhvendosur me forcë dhe tani të bllokuar, jetojnë në tenda. Kjo është më shumë se gjysma e popullsisë së enklavës.

Disa familje u mblodhën në tryezë para pjatave me oriz, të zbukuruara me copa të vogla mishi. Në të kundërt, në veri, “më shumë se 2,000 punonjës shëndetësorë nuk janë në gjendje të gjejnë asgjë për të ngrënë për të agjëruar,” tha ministria e shëndetësisë e Hamasit. Ministria e Shëndetësisë në Hamas po flet për vdekjet e fëmijëve nga kequshqyerja dhe dehidratimi ditët e fundit.

Një palestinez i zhvendosur dekoron tendën e tij për Ramazan [REUTERS/Mohammed Salem].
Një palestinez i zhvendosur dekoron tendën e tij për Ramazan [REUTERS/Mohammed Salem].
“Koha po mbaron” për të shmangur urinë në Rripin verior të Gazës, ku një “katastrofë humanitare” po shpaloset në mungesë të ushqimit të mjaftueshëm, ka paralajmëruar shefja e Programit Botëror të Ushqimit (ËFP), Cindy McCain.
Kreu i OKB-së, Antonio Guterres, komentoi se ka mbetur pa fjalë nga fakti se lufta vazhdon në mes të këtij “muaji të shenjtë”.

Negociatat intensive në javët e fundit që synonin marrëveshjen për një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit, i cili do të lejonte lirimin e pengjeve izraelitë të mbajtur në enklavë, palestinezët e burgosur në Izrael dhe rritjen e shpërndarjes së ndihmës humanitare, kanë qenë të pafrytshme.

Ndihma nga deti

Ndihma humanitare ndërkombëtare, e cila është subjekt i kontrollit dhe miratimit të Izraelit, po arrin në enklavën kryesisht të rrafshuar, kryesisht përmes Egjiptit, në një kohë kur nevojat janë të zbehta në krahasim me periudhën e paraluftës, thotë OKB.

Javët e fundit, avionë nga vende të ndryshme kanë hedhur pako me ushqime të gatshme mbi valët e Rripit të Gazës.
Në të njëjtën kohë, një anije e punësuar nga OJQ-ja spanjolle Open Arms u largua nga Qipro me 200 tonë ushqime, si pjesë e krijimit të një korridori detar nga BE dhe vende të tilla si SHBA dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Larnaka është afërsisht 370 kilometra nga bregu i Rripit të Gazës.

"Open Arms" niset nga porti i Larnakës, duke transportuar 200 ton ushqim për Gazën [REUTERS/ Yiannis Kourtoglou]
“Open Arms” niset nga porti i Larnakës, duke transportuar 200 ton ushqim për Gazën [REUTERS/ Yiannis Kourtoglou]
Gjithashtu thuhet se një anije luftarake amerikane u largua nga SHBA duke mbajtur materialin e nevojshëm për ndërtimin e një skele për të zbarkuar ndihmat ushqimoire. Ky plan vlerësohet të zgjasë deri në 60 ditë për t’u zbatuar.

Dërgimi i ndihmave nga deti dhe nga ajri, të cilat tashmë janë bërë të përditshme në 24 orët e fundit, nuk mund të zëvendësojnë rrugët tokësore, theksojnë Kombet e Bashkuara.

Lufta shpërtheu pas një sulmi të paprecedentë të nisur më 7 tetor nga krahu ushtarak i Hamasit në Izraelin jugor, i përqendruar në enklavën ku Lëvizja e Rezistencës Islamike mori pushtetin në vitin 2007. Sulmi vrau 1,160 njerëz, shumica prej tyre civilë, sipas numërimit të AFP , bazuar në të dhënat zyrtare izraelite.

Si hakmarrje, Izraeli u zotua të “eliminojë” Hamasin, të cilin, si SHBA dhe BE, e përshkruan si një organizatë “terroriste”, dhe operacionet e ushtrisë izraelite që atëherë kanë vrarë të paktën 31,112 njerëz në Rripin e Gazës. shumica e tyre janë gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Hamasit.

“Ata kanë vdekur të gjithë”

Dje ushtria izraelite tha se kreu një sulm ajror gjatë natës së shtunë-të diel duke synuar numrin dy në hierarkinë e krahut ushtarak të Hamasit, Marëan Issa, në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, pa qenë në gjendje të thotë me siguri nëse ai u vra apo jo. Liderët e Hamasit “janë të gjithë të vdekur”, tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu./vizionplus.tv/

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Gaza hamas Izrael Ky Ramazan ka shije gjaku Ramazan

Nga e njëjta kategori

I dënuar me burg përjetë, Ardian Çapja kërkon leje për të marrë pjesë në varrimin e nënës së tij

më shumë...

Makth për vajzat e mitura në Ceuta, raportohen të paktën pesë p*rdhunime nga emigrantët

më shumë...

Thashethemet për dasmën e Cristiano Ronaldos, mijëra fansa “pushtojnë” Katedralen e Funchalit, zhgënjehen nga çifti

më shumë...

Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 400 mijë persona, anulohen 1,300 fluturime

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

6:53

I dënuar me burg përjetë, Ardian Çapja...

6:33

Makth për vajzat e mitura në Ceuta,...

6:00

Tmerri i flakëve në Krujë, Rama publikon...

5:35

Thashethemet për dasmën e Cristiano Ronaldos, mijëra...

4:45

Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 400...

4:40

Aksident tragjik në Peru, 13 viktima pas...

3:36

A flini me kondicionerin ndezur? Studimet tregojnë...

3:17

Edhe Greqia në luftë me flakët, zona...

3:15

Themelohet “NATO” e Lindjes së Mesme, Turqi-Pakistan-Arabia...

3:11

Programe të reja te “Gjuhët e huaja”,...

1:55

Lamallari e Hita inspektim në Krujë, nuk...

1:19

“Nuk e njohim Kosovën”, Prishtina heq flamurin...

1:13

Ekspertët kundër “Territoriales”: Me shkrirjen e bashkive...

1:00

Policia Rrugore “blindon” Tiranën, 19 persona nën...

12:24

Shumë turistë, por shpenzojnë pak, ekspertët: Shqipëria...

12:14

Tragjedi në Ksamil, babai përplas aksidentalisht vajzën...

12:07

Natë e vështirë për Krujën, flakët rrethuan...

12:02

Irani kushte shtesë për Hormuzin: Do të...

11:59

Interes për “Shtëpinë me gjethe”, të huajt...

11:44

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare...

Më të klikuarat

  • Vrau shokun në pritë! Ky është ekzekutori i 20-vjeçarit në K...
  • Viktima Johan Zuko dhe autori Kristjan Sterjo Sterjo mori kallashin dhe ndoqi Zukon e shokët e tij për t’i...
  • Ukraina nuk e njeh shtetin e Kosovës, Zelensky: Qendrimi jon...
  • Nga shokë fëmijërie në “rivalë”, si nisi përplasja mes të ri...
  • Prej dy vitesh në kërkim nga SPAK, arrestohet në Palasë i sh...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.