Subscribe

Në prag të nisjes së sezonit turistik në Durrës, situata nuk duket optimiste.

 

Sipas të dhënave nga operatorët turistikë në qytetin bregdetar, 40% e turistëve të huaj ishin nga Ukraina, Rusia dhe Polonia. Ndaj dhe konflikti i nisur pritet të japë ndikim në tregun e brendshëm. Por tregu këtë vit duket se do të përballet më shumë sfida. Veç luftës, një tjetër efekt janë dhe çmimet e shtrenjtuara, e sidomos ato të karburanteve, që hotelet e përdorin për gatim, por jo vetëm.

 

Aktualisht, hotelet kanë lidhur kontrata me agjencitë partnere në Gjermani, Suedi dhe vende të tjera, të cilat mund të amortizojnë efektet që do vijnë nga mungesa e turistëve të lindjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *