Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
18 July 2026
Vizion fokus

Irani paralajmëron fqinjët e Gjirit për kundërpërgjigje ushtarake “proporcionale”

Berisha: Ftoj çdo demokrat të marrë pjesë në protestë...

PD zgjodhi ekipin e ri drejtues, Berisha: Procesi më...

Shqiptarët “borxh” për “qejf”, kredi konsumatore dhe overdrafte jo...

Detaje nga atentati me 9 plumba ndaj Thimjo Rubatit,...

Foto historike/ 19 vite më parë Messi lante Yamal-in,...

Po konsumonin alkool kur nisi debati, detaje nga plagosja...

Çfarë nuk mund të bëjë inteligjenca artificiale?

Përshkallëzohet konflikti SHBA-Iran, sulme të reja dhe tension në...

Atentat në Sarandë, qëllohet me armë 50-vjeçari, autorët e...

“Lufta” me zjarret, qeveria miraton shpërblime për FA, policinë dhe zjarrfikësit

2 Shtator 19:05

Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e kësaj të mërkure që të shpërblejë punonjësit e FA, Policisë së Shtetit, forcave zjarrfikëse dhe Mbrojtjes Civile.

Në vendim theksohet se anëtarët e forcave të FA, policisë, zjarrfikëse dhe mbrojtjes civile do të shpërblehen nga 1-3 paga në varësi të kohëzgjatjes së angazhimit të tyre në operacionet e shuarjes së zjarreve gjatë verës 2025.

VENDIMI:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave vendosi:

1.Dhënie shpërblimi personelit, punonjës shtetërorë, të angazhuar në shuarjen e zjarreve gjatë verës së vitit 2025.

2.Shpërblehen punonjësit e:

  1. a) Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë;
  2. b) Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile;
  3. c) Policisë së Shtetit;

ç) Drejtorisë së Përgjithshme të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin;

  1. d) Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin në bashki.

3.Punonjësit e përcaktuar në pikën 2, të këtij vendimi, përfitojnë shpërblim, sipas kohëzgjatjes së angazhimit, si më poshtë vijon:

  1. a) Për angazhim me kohëzgjatje, nga 1 (një) deri në 7 (shtatë) ditë, jepet shpërblim në masën e 1 (një) page mujore;
  2. b) Për angazhim me kohëzgjatje, nga 8 (tetë) deri në 15 (pesëmbëdhjetë) ditë, jepet shpërblim në masën e 2 (dy) pagave mujore;
  3. c) Për angazhim me kohëzgjatje 16 (gjashtëmbëdhjetë) ditë e më shumë jepet shpërblim në masën e 3 (tri) pagave mujore.

4.Shpërblimi llogaritet mbi bazën e pagës mujore bruto të punonjësit të angazhuar në operacionet e shuarjes së zjarreve.

5.Efekti financiar për strukturat e përcaktuara në shkronjat “a”, “b” dhe “c”, të pikës 2, të këtij vendimi, përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2025.

6.Në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes, në shpenzimet korrente, shtohet fondi prej 193 140 098 (njëqind e nëntëdhjetë e tre milionë e njëqind e dyzet mijë e nëntëdhjetë e tetë) lekësh, përkatësisht 145 809 950 (njëqind e dyzet e pesë milionë e tetëqind e nëntë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë) lekë në programin buxhetor “Forcat e luftimit”, 43 408 127 (dyzet e tre milionë e katërqind e tetë mijë e njëqind e njëzet e shtatë) lekë në programin buxhetor “Mbështetja e luftimit” dhe 3 922 021 (tre milionë e nëntëqind e njëzet e dy mijë e njëzet e një) lekë në programin buxhetor “Emergjencat civile”.

7.Në buxhetin e Ministrisë së Brendshme, në shpenzimet korrente, shtohet fondi prej 69 615 100 (gjashtëdhjetë e nëntë milionë e gjashtëqind e pesëmbëdhjetë mijë e njëqind) lekësh në programin buxhetor “Policia e Shtetit”.

8.Efekti financiar për strukturën e përcaktuar në shkronjën “ç”, të pikës 2, të këtij vendimi, përballohet nga buxheti i miratuar për vitin 2025 për Ministrinë e Brendshme.

9.Efekti financiar për strukturat e përcaktuara në shkronjën “d”, të pikës 2, të këtij vendimi, përballohet nga buxhetet përkatëse të njësive të vetëqeverisjes vendore.

10.Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
Lufta policia Vizion Plus Zjarret Zjarrfikësit

Nga e njëjta kategori

Pritje deri në tre orë në Qafë Thanë, marrëveshja për lehtësimin e kalimit ende nuk ka hyrë në fuqi

më shumë...

Kosova i kërkon BE-së të bëjë më shumë për të dënuar deklaratën e ministres serbe për “spastrim etnik”

më shumë...

Irani paralajmëron fqinjët e Gjirit për kundërpërgjigje ushtarake “proporcionale”

më shumë...

Berisha: Ftoj çdo demokrat të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

2:19

Pritje deri në tre orë në Qafë...

1:51

Kosova i kërkon BE-së të bëjë më...

1:31

Irani paralajmëron fqinjët e Gjirit për kundërpërgjigje...

12:54

Berisha: Ftoj çdo demokrat të marrë pjesë...

12:48

11 emigrantë rrezikuan të mbyteshin në Sazan,...

12:31

PD zgjodhi ekipin e ri drejtues, Berisha:...

12:21

Korça mirëpret “LuluFest”, orkestrat frymore nga disa...

12:07

Diabeti “vrasësi” i heshtur, mjekët: 50% e...

12:05

Shqiptarët “borxh” për “qejf”, kredi konsumatore dhe...

11:30

Detaje nga atentati me 9 plumba ndaj...

11:00

Spanja e kërkonte për trafikim të lëndëve...

10:58

Foto historike/ 19 vite më parë Messi...

10:30

Shisnin pajisje, veshje dhe aksesorë luksozë të...

10:20

Organizonte transportimin e emigrantëve të paligjshëm, arrestohet...

10:08

Dhunuan dhe kërcënuan me thikë oficerin e...

9:44

Po konsumonin alkool kur nisi debati, detaje...

9:34

Çfarë nuk mund të bëjë inteligjenca artificiale?

8:54

Përshkallëzohet konflikti SHBA-Iran, sulme të reja dhe...

8:41

“Financat kërkojnë kujdes dhe planifikim” parashikimi i...

8:26

Temperatura deri në 40°C, parashikimi i motit...

Më të klikuarat

  • Tërmeti i fortë godet Meksikën, paralajmërim për cunami
  • Shtyhet afati për AMPT-të, qytetarët do kenë mundësi të paji...
  • Hëna mbi Venus në fundjavë, Meri Gjini zbulon shenjat që do...
  • Tentoi të vriste me thikë një 59-vjeçar në Elbasan, arrestoh...
  • “Financat kërkojnë kujdes dhe planifikim” parash...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.