Kreu i “Shqipëria Bëhet” Adriatik lapaj, i ëhstë drejtuar me një letër zyrtare KQZ-së ditën e sotme ku i këkron që të shpallë të pavlefshme revokimin e dorëheqjeve nga mandati i deputetit, të kandidatëve që ndodheshin në listën e mbyllur të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në Qarkun Tiranë, për zgjedhjet e 11 majit.
Në letrën e tij Lapaj argumenton se kadnidatët e koalicionit “Nisma Shqipëria bëhet” kanë dhënë dorëheqje nga kandidimi para 11 majit, dhe kjo dorëheqje, sipas tij është dorëheqje nga kandidimi, jo nga mandati, pasi mandati në këtë fazë nuk ekziston ende dhe nuk mund të heqësh dorë nga një ngjarje e së ardhmes.
“Në kontekstin elektoral, dorëheqja nga kandidimi është një akt përfundimtar dhe i pakthyeshëm, që përjashton kandidatin nga çdo e drejtë për të marrë mandat. Duke u tërhequr nga kandidimi, ata nuk kanë qenë më subjekt garues për zgjedhjet e 11 majit 2025”,- theksohet në letrën e “Shqipëria Bëhet”.
Më tej ai thekson se kur kemi të bëjmë me një heqje dorë nga kandidimi dhe jo me dorëheqje nga mandati, ligji kërkon që mandati të kalojë tek kandidati pasues në listë, në përputhje me rregullat për zëvendësimin e mandateve.
“Për këtë arsye, kërkojmë që të procedohet me shpërndarjen e mandatit të fituar në Qarkun Tiranë, sipas listës përkatëse të hapur”,- përfundon kërkesa, duke nënkuptuar që mandati i përket Lapajt, si më i votuari në listën e hapur.






