Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
05 August 2026
Vizion fokus

Tifozët duartrokasin gjestin e Muçit pas transferimit të Salah...

Irani dhe Omani arrijnë marrëveshje për Ngushticën e Hormuzit

Berat Gjimshiti largohet pas 9 sezonesh nga Italia, surprizon...

Nënshkruhet Akti i Themelimit dhe Statuti i shoqërisë “Fincantieri...

Deti Jon “nxjerr” një thesar historik, zbulohet anija unike...

“Çmenduritë” e motit, Evropa digjet në 42 gradë celcius,...

Gruaja bën për spital 4 burra në Londër, arrestohet...

Tmerr në Greqi/ 41-vjeçari shqiptar p*rdhunoi sistematikisht vajzën 9-vjeçare...

Ministria e Drejtësisë kërkesë zyrtare autoriteteve franceze për ekstradimin...

Tragjike/Rrufeja vret futbollistin gjatë ndeshjes, plagosen 12 persona të...

Lufta kibernetike ruse: Franca e Gjermania “preja” e radhës

Nga David Batashvili
Analist politik
23 Shkurt 16:13

Lajmet për ndërhyrjen e hakerave rus nga në një vend në tjetrin janë kthyer tashmë në normalitet.

 

Disa sulme kanë qenë tepër seriozë, si ndërhyrja 4në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016. Tashmë Franca dhe Gjermania kanë shprehur shqetësimin se ato mund të jenë shënjestrat e radhës.

 

Incidente të tjera serioze mund të klasifikohet edhe sulmi në sistemin energjetik në pjesën perëndimore të Ukrainës.

 

Në këto kontekst, është e udhës që të zbulojmë gjenezën e strategjisë së luftës kibernetike të Rusisë.

 

Sulmi i parë serioz i hakerave rus ka ndodhur në Estoni në vitin 2007.  Gjatë një debatit politik mbi trashëgiminë ruse në ish vendet e Bashkimit Sovjetik, agjencitë qeveritare dhe bizneset e mëdha ishin në shënjestër të operacionit DDoS, ku për pasojë u rrëzuan dhjetëra portale.

 

Sikurse u kuptua më vonë, sulmi kibernetikë ndaj Estonisë ishte vetëm fillimi i një luftë të re kompjuterike. Një sulm edhe më spektakolar ndodhi gjatë luftës Ruso-Georgjane në gusht të vitit 2008.

 

Më 7 Gusht 2008, ndërsa ushtria ruse po avanconte drejt kufirit Gjeorgjan, një sulm masiv kibernetik me IP ruse goditi të gjithë rrjetin kompjuterik të qeverisë dhe portalet mediatike.

 

Sipas raportit ndërkombëtar fakt-mbledhës mbi konfliktin në Gjeorgji, të njëjtën ditë të gjitha serverët dhe trafiku në internet kontrollohej nga IP që ndodheshin jashtë këtij vendi.

 

Ofensiva kibernetike vijoi përgjatë gjithë luftës, deri në arritjen e marrëveshjes për armëpushim më 12 gusht.

 

Qëllimi i këtij sulmi masiv ishte mbështetja e operacionit ushtarak rus, paralizimin e mjeteve të komunikimit të shtetit gjeorgjian, shoqërisë, por dhe informimin mediatik brenda dhe jashtë zonës së konfliktit.

 

Niveli tjetër

 

Sulmi kibernetik rus në gusht të vitit 2008, shtroi terrenin për ofensiva të reja online, tashmë që aksesi në ueb është në nivele historike.

 

Aktualisht ne presim goditje të tjera të hakerave rus, kundrejt çdo shteti. Rasti i Ukrainës e konfirmoi një gjë të tillë.

 

Më 29 dhjetor 2016, Presidenti ukrainas Petro Poroshenko deklaroi se vetëm gjatë muajve nëntor-dhjetor 2016, institucionet shtetërore në Ukrainë u sulmuan 6500 herë. Shënjestra kryesore ishte ministria e mbrojtjes, financave, thesari i shtetit dhe sistemi energjetik i Kievit.

 

Sipas presidentit ukrainas, sulmet u kryen nga Shërbimet Ruse të Sigurisë, të cilët drejtuan edhe operacionet ndaj Gjeorgjisë në vitin 2008. Nuk kishte asnjë dyshim se sulmi në Ukrainë ishte vetëm “testi” i aftësive të hakerave për të kryer një goditje edhe më të madhe, në një vend edhe më zhvilluar nga pikëpamja teknologjike.

 

Agresioni politik

 

Njësitë e hakerave rus nuk kanë vetëm rol mbështetës gjatë sulmeve ushtarake të Moskës zyrtare. Ata janë bërë gjithnjë e më shumë pjesë integrale e luftës informative mes Rusisë dhe Perëndimit.

 

Zgjedhjet e fundit presidenciale në SHBA nuk duket të jenë një rast i izoluar, pasi ka të dhëna se Franca dhe Gjermania, dy shtete që do të organizojnë zgjedhje në 2017-ën do të jenë edhe ata shënjestër e Rusisë.

 

Jean-Yve Le Drain, Ministri i mbrojtjes dhe Guillaume Poupard, kreu i Agjencisë së Sigurisë së Rrjetit Informativ (ANSSI) kanë ngritur shqetësimet e tyre për rrezikun potencial të ndërhyrjes Ruse në zgjedhje. Të njëjtin alarm ka ngritur dhe Agjencia Franceze e Inteligjencies.

 

Më herët partia e kandidatit për president në Francë, Emmanuel Macron deklaroi publikisht se stafi i tij i fushatës zgjedhore është sulmuar nga piratët e kompjuterëve, por jo vetëm. Ai ka evidentuar disa raste edhe të fenomenin të fundit, të njohur si “lajme të rreme” (fake news).

 

Krahas zyrtarëve në Francë, edhe Inteligjencia Gjermane ka shprehur shqetësimin se ka të dhëna që hakerat rus po përgatiten të ndërhyjnë për të manipuluar zgjedhjet parlamentare. Një qëndrim të ngjashëm ka mbajtur edhe vetë kancelarja gjermane, Angela Merkel.

 

Moska ka marrë të gjitha masat e mundshme për të arritur objektivat e saj gjeostrategjike. Dhe, aktualisht, prioritet ka informacioni.

 

I testuar në Estoni, Gjeorgji dhe veçanërisht në SHBA, tashmë i gjithë arsenali kibernetik është drejtuar në zemër të Europës.

 

Përktheu nga EU Observer: Elvin Luku

Posted Under:
Opinion
Tagged:
Elvin Luku Estoni Francë Gjeorgji Gjermani Rusi SHBA Sulmet kibernetike

Nga e njëjta kategori

Çfarë do të thotë kapja e Maduros për Rusinë?

më shumë...

Dronët ukrainas që po godasin arkën e luftës së Rusisë

më shumë...

“Lokalet” në Kosovë do të sjellin ndryshim pushteti në veri

më shumë...

A mund të heqë dorë Turqia nga energjia ruse?

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

7:18

Tifozët duartrokasin gjestin e Muçit pas transferimit...

7:01

Irani dhe Omani arrijnë marrëveshje për Ngushticën...

6:44

Berat Gjimshiti largohet pas 9 sezonesh nga...

6:24

Nënshkruhet Akti i Themelimit dhe Statuti i...

6:17

“Mos trego se do të të vras...

6:07

Teleskopi më i fuqishëm në botë zbulon...

5:43

Deti Jon “nxjerr” një thesar historik, zbulohet...

5:38

LDK kërkon Presidentin, çfarë po ndodh me...

5:31

“Çmenduritë” e motit, Evropa digjet në 42...

5:17

Gruaja bën për spital 4 burra në...

5:12

Tmerr në Greqi/ 41-vjeçari shqiptar p*rdhunoi sistematikisht...

4:43

Parashikimi i motit për ditën e enjte

4:42

“Marina Orikum”: Arkitektura si lundrim

4:35

Ministria e Drejtësisë kërkesë zyrtare autoriteteve franceze...

4:27

Zjarri në Rriban të Mallakastrës del jashtë...

4:13

Policia Rrugore e Elbasanit me “dorë të...

3:56

Tragjike/Rrufeja vret futbollistin gjatë ndeshjes, plagosen 12...

3:34

Me kallashnikov dhe motor pa targa, ja...

3:04

Grabitje me armë në një argjendari në...

2:58

Studimi: Stresi në punë po u shkatërron...

Më të klikuarat

  • Tmerr në Greqi/ 41-vjeçari shqiptar p*rdhunoi sistematikisht...
  • Igli Tare grabitet në tren në Romë, policia arreston autorin...
  • “Ishte tmerr, nuk kisha ku të fshihesha”, u plag...
  • Tragjike/Rrufeja vret futbollistin gjatë ndeshjes, plagosen...
  • “Kur fati të troket 2 herë në jetë”, hodhi gabimisht biletën...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.