E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Lufta e përgjakshme civile në Siri, mbi 1000 të vdekur dhe ekzekutime civilësh nga forcat qeveritare

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut njoftoi të shtunën se më shumë se 740 civilë alavitë janë vrarë që nga e enjtja nga forcat siriane të sigurisë dhe organizatat aleate të tyre, gjatë operacioneve dhe betejave me besnikët e presidentit të rrëzuar Bashar al-Assad në Sirinë perëndimore.

mediat në Siri bëjnë me dije se mes të vdekurve ka gra dhe fëmijë. Këta janë anëtarë të një komuniteti fetar mysliman nga i cili vjen edhe familja Assad, e cila sundoi vendin për dekada deri në arratisjen e ish-presidentit Bashar al-Assad dhjetorin e kaluar.

Autoritetet zyrtare flasin thjesht për “incidente të izoluara dhune” dhe se ata kanë në shënjestër “mbetjet e forcave” që mbështetën Assadin, të cilin ata synojnë t’i nxjerrin para drejtësisë.

Masakra me qindra viktima

Observatori raportoi në mënyrë specifike se që nga e enjtja, “745 civilë janë vrarë.”

Numri i mëparshëm ishte 340 të vdekur.

Ky njoftim e rrit numrin e dhunës së ditëve të fundit në 1018 të vdekur. Mes tyre janë 273 anëtarë të forcave të sigurisë dhe luftëtarë besnikë të fraksionit të Asadit, sipas të njëjtit burim.

Ndërkohë, shtetrrethimi është vendosur në Homs, Lataki dhe Tartus./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë