E diel, 15 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:40 Në vijim ora 01:40: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

“Lufta do të rrisë çmimet”/ Sejko me shefen e FMN bisedojnë për ndryshimin e tregjeve

Efektet e luftës Rusi-Ukrainë ishin edhe në fokusin e takimit që kreu i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko, pati me përfaqësuesen e Fondit Monetarë Ndërkombëtarë Yan Sun.

 

Për guvernatorin e bankës qendrore, efektet e konfliktit në lindje do të jenë prezente në tregun tonë me çmime të larta për produktet e importit, si dhe për lëndët e para.

 

Reklamë

Në këto kushte, inflacioni do të vijojë të jetë i lartë, ndërsa presioni mbetet në rritje edhe për kursin e këmbimit.

 

Ndonëse ekspozimi ekonomisë tonë ndaj dy vendeve në luftë është i ulët, përfaqësuesja e FMN tha se situata e konfliktit është komplekse. Nëse kjo krizë mbetet në dimensionet aktuale, ndikimi në ekonomi mund të jetë i përballueshëm.

 

Sejko dhe FMN nënvizuan se sanksionet e vendosura ndaj Rusisë, rrisin më tej pasiguritë  në tregje, të cilat janë karakterizua ditët e fundit nga ndryshime të shpeshta dhe në rritje.

 

Sejko tha se banka po monitoron situatën dhe presionin e rreziqeve, për të riparë politikën monetare, drejt një normalizimi.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë