Deputeti Luciano Boçi i ka bërë thirrje pedagogeve që të shfrytëzojnë momentin e duhur të protestes studentore dhe të ngrihen edhe ata në proteste për të drejtat e tyre.

 

Boci thotë se protesta e studenteve ishte edhe në shërbim të vetë pedagogeve pasi kërkesat e të rinjve garanton një pozite me të denje të vetë pedagogut në botën universitare.

 

Deputeti i PD në Elbasan shkruan mes të tjerash në statusin e tij të gjatë në facebook se pedagogët ( sikurse ai ka qënë për shumë vite) paguhen keq, trajtohen keq, punojnë në kushte të këqija dhe nuk mbështetet për kërkime shkencore.

 

 

“Ju keni më shumë arsye se studentët për të protestuar bashkë me ta. Paguheni keq, shumë keq. Trajtoheni me përcmim. Nuk keni mbështetje për kërkim shkencor. Jepni dije në ambiente pa kushte, pa mjetet e duhura, pa literature, pa laboratorë të vërtetë. Një pjesë pa dëshirë, ka devijuar misionin, duke shkelur mbi parimet, si kompesim të anashkalimit që iu bën shteti, me kokën sot ulur.Ju tregojnë me gisht si fajtorë pa faj.Ju kanë bërë gati togën e pushkatimit politik, duke ju vënë përballë “injorantëve” aparatçikë, që hyjnë e dalin dikastereve e Ministrive, me diplomat tuaja në xhep, por që sot idealin e partisë e kanë më të shtrenjtë se mirënjohjen për ju!Dhe ju heshtni?!Pedagogë ky është momenti juaj! Mos hezitoni!

 

 

Luciano Boci përserit apelin e tij për të gjithë koleget në të gjithë vendin, që ti bashkohen protestes studentore.

 

 

 

Bashkohuni me studentët tuaj e pranoni njëherë të vetme leksionin e tyre. Jeni elitë e këtij vendi, mos e harroni! Dhe elitat reagojnë, protestojnë, kërkojnë më të mirën, i bëjnë thirrje ndërgjegjes e idealit, drejtojnë e udhëheqin. Formojnë ide, vizione e frymëzojnë. Ndryshe nuk janë të tilla.Ju e dini më mirë se kushdo që gjashtë vite rresht në Universitete nuk ka asnjë investim,asnjë financim,asnjë bibliotekë të shtuar, Asnjë kujdes të shtuar për ku e studentët. Ju e dini se Ligji klientelist nuk vlen, nuk zbatohet, është degradues dhe vjen kundër vlerës publike të Universitetit. Ju e dini që politika vendos tek ju për gjithçka: për normën akademike, për fondet e kërkimit shkencor, për postet drejtuese, për administratën, për rojen e pastruesen, e juve dhe studentëve s’ju pyet kush.Prandaj mos kundroni tek Rama servir kokat tuaja në tepsi të argjendë, për të shpëtuar kokën e vet.Mos i rrini larg studentëve, sepse diku ne pankarta kanë shkruar emra të kolegëve tuaj.Zemërimi i tyre është i sinqertë.Beteja e tyre është dhe beteja juaj!Mos u bëni palë e presekutorëve tuaj, që ju numërojnë vetëm si vota.Mos keni frikë nga zgjidhja politike.Dija juaj është më e fortë se cdo politikë dhe se cdo dhunë që pjell pushteti.Bëhuni një me studentët e me kolegët pedagogë, firmëtarë të abrogimit të Ligjit të Arsimit të Lartë.Vepër e mirë nuk është vëtëm puna shkencore e mësimore.Vepër që hyn në histori, është dhe puna e detyra qytetare, për të rivendosur demokracinë e humbur.Mos harroni!Qytetarët e studentët besojnë ende tek ju dhe vlerat tuaja.Shpëtoni sot bashkë me studentët Universitetin!Brezat do ju jenë falenderues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *