Ky është momenti kur ish-deputeti i partisë demokratike, Luçiano Boçi konfliktohet fizikisht me biznesmenin Gjergj Luca.

 

Në pamjet e fiksuara nga kamerat e sigurisë, raporton Vizion Plus, shihet se kandidati për deputet i PD, Luçiano Boçi e godet disa herë në fytyrë biznesmenin gjatë momentit që ky i fundit mbahet nga një person tjetër i cili shoqëronte ish-deputetin.

 

Përplasja fizike mes ish-deputetit demokrat dhe sipërmarrësit zgjat disa sekonda.

 

Ngjarja ndodhi pasditen e të enjtes në një lokal në fshatin Labinot ku Luçiano Boçi ndodhej për të zhvilluar një takim elektoral.

 

Ish-deputeti pretendoi se u dhunua nga biznesmeni Luca, por pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë të kundërtën. Lidhur me incidentin, Boçi tha se dhe pamjet e sigurisw janw tw montuara

 

LUÇIANO BOÇI – KANDIDAT PWR DEPUTET I PD NW ELBASAN

Pasi unë jam larguar Lluca ka kërkuar, ka parë dhe ka marrë videon. Në video shihet një telefon i imi, i cili ka rënë në tokë dhe unë e kam rimarr atë duke ma dhënë njeriu që ishte më afër. Njeriu me të cilin po bisedoja, u ul e mori dhe ma dha. Gjergj Lluca ka prodhuar alibinë qesharake të vjedhjes së telefonit për të mbuluar krimin e tij.

 

Ndërkohë nga ana tjetër, biznesmeni Gjergj Luca sqaroi se po hynte në lokal për të pirë kafe dhe se u provokua kandidati për deputet. Luca e akuzoi Boçin edhe për vjedhjen e telefonit gjatë momentit të përplasjes fizike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *