Lucas Bravo i rikthehet rolit të Gabrielit në sezonin e 5-të të serialit “Emily in Paris” , ndonëse është shprehur i pakënaqur për zhvillimin e personazhit të tij. Sipas Variety, aktori do t’i bashkohet xhirimeve duke filluar nga maji i vitit 2025.
Restoranti i Gabriel me yll Michelin do të jetë sërish një nga lokacionet kryesore pasi Emily mbetet në Paris. Megjithatë, sezoni i ri përfshin edhe xhirimet në Romë, ku Emily ka pranuar një ofertë profesionale dhe po mendohet për një lokacion të tret.
EXCLUSIVE: “Emily in Paris” is returning to France, with Season 5 set to begin filming there in spring 2025.
Lucas Bravo will return as Gabriel despite voicing frustration in recent weeks with his character arc.https://t.co/vxpZ6U3WVu
— Variety (@Variety) November 20, 2024
Rikthimi i Bravo vjen vetëm disa muaj pasi ai shprehu zhgënjimin e tij me mënyrën se si ka shkuar roli që ai luan. “Në sezonin e parë, ‘Sexy Chef’ kishte shumë të përbashkëta me mua, por ne u ndamë me kalimin e kohës për shkak të zgjedhjeve që personazhi bëri dhe drejtimit që ata i dhanë ,” tha ai për IndieWire në tetor.
Aktori pranoi se u përpoq të sillte “nuanca të reja” në rolin e tij, por produksioni kishte kufizime: “Nuk kemi shumë liri. Ata e dinë saktësisht se çfarë duan dhe ne vetëm duhet të respektojmë”.
Në sezonin 4, Gabriel mësoi se ish-partnerja e tij, Camille, kishte gënjyer për shtatzëninë e saj, gjë që e kishte penguar atë dhe Emily të vazhdonin përpara me marrëdhënien e tyre. Edhe pse ata patën një përpjekje të shkurtër, Emily filloi një lidhje me Machello, pak para se Gabriel të vendoste të rimarrë vendin e tij në jetën e saj.
Krijuesi i serialit Darren Starr komentoi se “Gabriel ndihet sikur ka diçka të papërfunduar mes tyre. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se ata do të jenë bashkë, por ai definitivisht ndihet sikur nuk dëshiron ta lërë të shkojë aq lehtë”./vizionplus.tv





