E martë, 6 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Luan Rama vlerëson kandidaten e LSI në Vlorë: 25 prilli, dita e madhe e fitores

Drejtuesi politik i LSI-së në Qarkun e Vlorës, Luan Rama ka shprehur vlerësimet për kandidaten e kësaj force politike, Liri Dëma.

 

Reklamë

Në foton e publikuar, ku shfqet në krah të saj, Rama e quan Dëmajn një grua që mëshiron më së miri qytetaren e angazhuar në mbrojtje të grave dhe interesit publik.

 

“25 prilli – dita e madhe e fitores: LIRI DËMA, ZONJA QË MERITON TA VOTONI … Çfarë privilegji për mua të kem në krah në listën e kandidatëve të LSI-së në qarkun e Vlorës një zonjë si Liri Dëma, gruaja që mishëron më së miri qytetaren e angazhuar dhe veprimtaren e palodhur, zërin në mbrojtje të grave vlonjate dhe avokaten e palodhur të interesit public”, shkruan Luan Rama.

Vazhdo të lexosh

Reklamë