Nënkryetari i LSI, Luan Rama deklaroi se vendi ndodhet në një moment deçiziv për të ardhmen.

 

Në një takim të mbajtur me strukturat e LSI, në Shkodër, Luan Rama u shpreh se bota e krimit ka zaptuar qeverinë dhe se ka ardhur momenti që opozita të dëshmojë se është në krahun e qytetarëve.

 

 

“Aktualisht jemi në një moment deçiziv, sepse janë dy palë: qytetarët dhe interesat e vendit nga njëra anë dhe nga ana tjetër bota e krimit që ka zaptuar qeverisjen dhe politika që është kthyer në një instrument në shërbim të krimit. Në këtë sfidë që është e lashtë sa është historia njerëzore që prej krijimit të shtetit, natyrisht ne kemi përgjegjësinë që jo vetëm të dëshmojmë që jemi bashkë në anën e qytetarëve, por duhet të dëshmojmë dhe guximin për të fituar mbi krimin dhe mbi qeverisjen kriminale.”

 

Sipas Luan Ramës dalja në opozitë e LSI tregoi qartë lidhjet e krimit të qeverisë. Ai tha se dalja në opzoitë e LSI i bëri një nder të madh qytetarëve pasi nxorri zbuluar krimin korruptiv të koncesioneve.

 

“Sot nuk është më LSI, që ta frenojë, që ta pengojë dhe që t’imbulojë lidhjen e krimit me qeverisjen. Prandaj janë të zbuluar ata sot. Sot nuk është më LSI në qeveri të cilës, i faturohej korrupsioni, abuzivizmi, ndaj del zbuluar e gjithë marrëdhënia korruptive që qeverisja ka në të gjithë piramidën e vetë. Ne kemi iniciuar shumë vite më parë dhe është akoma në arkivat, në sirtaret e Kuvendit, ligji për konçensionet. Prandaj ikja e LSI nga qeveria, nxori zbuluar krimin korruptiv të koncesioneve, i cili vetëm në shërbim të interesave të vendit dhe në shërbim të qytetarëve nuk është. Prandaj, parë me këtë sy, ne duke zgjedhur të jemi në opozitë, i bëmë një nder të madh Shqipërisë. Por i bëmë dhe një nder të madh mazhorancës sepse e nxorëm atë ashtu siç është, në raportin e vetë kriminal, në simbiozën e vetë me krimin, çfarë do të thotë që pikërisht për shkak të kësaj situate, tani fjalën e kanë qytetarët. Dhe fjala e qytetarëve do të thotë, kundërshti, rezistencë dhe luftë të vendosur ndaj çdo qelize kriminale, në të gjithë piramidën e vetë kudo ku ajo shfaqet.”

 

Teksa u kërkoi falje strukturave për gabimet e LSI gjatë qeverisjes, Luan Rama nuk ngruroi që t’u përgjigjej edhe akuzave të kryeministrit për Hipotekat.

 

“Por hipotekën e Vlorës nuk e ka pasur LSI-ja, as hipotekën e Tiranës, as të Durrësit. Këto i ka pasur Rilindja, i ka pasur dhe vazhdon t’i ketë Edi Rama. Po mirë tërë të tjerat, por guximin për të kërkuar ndjesë para qytetarëve, të paktën për qytetarët e Vlorës që e kanë votuar dhe e kanë zgjedhur nuk e ka ky njeri?! Nuk mund t’a ketë sepse guximi dhe ndjesa janë virtyt i njerëzve kurajozë, i njerëzve të ndershëm, i njerëzve punëtorë dhe njerëzve të sinqertë.”

 

Ai tha më tej se LSI ka përpara zgjedhjet e qershorit, të cilat sipas tij do të jenë dhe zgejdhjet e fitores jo për karrigen por për të larguar krimin nga qeveria.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *