Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 September 2026
Vizion fokus

Rama vijon reagimet për pagat e gjyqtarëve: Një gjykatës...

Zhduket në Detin e Javës anija me mbi 240...

Mbappe me dopietë, Real Madrid shkatërron Rayo Vallecanon 

Dita e 105-të e protestës, qytetarët vijojnë të qëndrojnë...

Shpërthimi me tritol në Shkodër, policia jep detaje mbi...

Terrorizuan Gjermaninë, identifikohen autorët

Tronditet Shkodra, shpërthen tritoli në afërsi të Bashkisë

“Territorialja”, Rama: Bashkimi i Vlorës me Selenicën sjell më...

Aksident në Orikum, makinat përplasen kokë më kokë

Teuta nuk ndalet, mund Vorën dhe merr kreun e...

Luan Rama lutet për shëndetin e doktor Krajës: Koronavirusi nuk ka fuqi të të mundë

1 Prill 16:51

Ish-deputeti i LSI, Luan Rama i ka uruar shërim të shpejtë doktorit Dhimitër Kraja, i cili është infektuar me COVID-19.

 

Ai shkruan se Kraja, i cili ka shërbyer rreth 50 vjet në shërbimin e infektologjisë ka dalë prej vitesh në pension, ndërsa tregon se si doktori veshi bluzën e bardhë dhe u kthye në spital, duke mos pranuar që të qëndronte i qetë në familjen e tij e ta kalonte këtë “periudhë të vështirë si të gjithë ne”.

 

Mes të tjerash, ish-deputeti shfaqet optimist se doktorin e mirënjohur, të cilën e quajti “heroin e ditëve tonë”, do ta fitojë betejën me virusin.

 

“Heronjtë e ditëve tona: Lutem për ty doktor Lul Kraja, lutem për ty heroi im! Heronjtë e ditëve tona ka qenë një rubrikë më vete e shtypit dhe e radiotelevizionit në kohën e socializmit. Një të tillë e kishim edhe ne në gazetën “Zëri i Popullit”. Përdorej për të evidentuar e portretizuar individë me një rol të veçantë, me kontribute më të spikatur në atë kohë. Se edhe në atë kohë kishte heronj, siç kishte antiheronj e vrasës të tyre. Por le t’i ikim asaj kohe e të vijmë në kohën tonë, të flasim për heronjtë e ditëve tona. Sepse edhe sot ka heronj, siç ka edhe antiheronj e matrapazë heronjsh. Sot heronjtë e ditëve tona janë të vërtetë, janë të pabujë, janë të pazhurmë. Ata nuk mbushin gjoksin me dekorata e të kapardisen shesheve e tribunave. Heronjtë e sotëm janë fisnikë e madhështorë në fisnikërinë e tyre sublime. Një nga këta heronj është edhe Prof. Dr. Dhimitër Kraja. Pas një jete punë si një prej mjekëve më të nderuar dhe me kontribute të veçanta në rreth 50 vjet në shërbimin e infektologjisë, doktor Luli prej disa vitesh është në pension. Dhe si pensionist ai mund të rrinte i qetë në familjen e tij e ta kalonte këtë periudhë të vështirë si të gjithë ne, mbyllur në shtëpi. Të rrinte në shtëpi e madje edhe mund të jepte mend nga shtëpia e të na fliste nga ekranet e televizioneve. Do të ishte po aq i nderuar sa e meriton emri dhe puna e tij.

Por refreni “ç’e vrasim mendjen, rrimë në kuzhinë”, nuk është për doktor Lulin. Jeta e tij profesionale ka qenë e gjitha dashuri për pacientin dhe luftë për sëmundjen. E me këtë moto, pa e thirrur askush, por prej kushtrimit të zërit të shpirtit të tij, veshi bluzën e bardhë dhe u kthye në spital. U kthye atje ku në fakt ishte dhe është jeta e tij. U kthye në vijën e parë të luftës me sëmundjen, të luftës me të keqen.

Sot heroi im doktor Lul Kraja po lufton për jetën dhe do ta fitojë edhe këtë betejë siç ia ka dalë të fitojë gjithnjë. Koronavirusi nuk ka fuqi ta mundë doktorin hero! Unë lutem për ty doktor Lul Kraja, lutem për ty heroi im! Shërim të shpejtë e me shëndet!”

Posted Under:
Kryesoret Sociale
Tagged:
dhimiter kraja koronavirus Luan Rama

Nga e njëjta kategori

Rama vijon reagimet për pagat e gjyqtarëve: Një gjykatës në Shqipëri merr 500 euro më shumë se kolegu në Greqi

më shumë...

“Territorialja”, Rama: Bashkimi i Vlorës me Selenicën sjell më shumë fuqizim ekonomik e social për qytetarët

më shumë...

U “zhduk” para syve të policisë, dalin pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi

më shumë...

“Territorialja”, Rama zbardh çfarë u diskutua pa kamera në Gjirokastër

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

9:15

Rama vijon reagimet për pagat e gjyqtarëve:...

9:01

Elbasani sjell traditën në qendër të qytetit,...

8:44

Zhduket në Detin e Javës anija me...

8:32

“Një surprizë mund t’ju ndryshojë humorin”, parashikimi...

8:23

“Troket” vjeshta, ulen temperaturat, si do të...

11:16

Mbappe me dopietë, Real Madrid shkatërron Rayo...

10:53

Vetëvendosja merr vendimin për të votuar Çitakun...

10:47

Dita e 105-të e protestës, qytetarët vijojnë...

10:27

Shpërthimi me tritol në Shkodër, policia jep...

10:21

Terrorizuan Gjermaninë, identifikohen autorët

10:02

Tronditet Shkodra, shpërthen tritoli në afërsi të...

9:58

“Territorialja”, Rama: Bashkimi i Vlorës me Selenicën...

9:34

Aksident në Orikum, makinat përplasen kokë më...

9:08

Teuta nuk ndalet, mund Vorën dhe merr...

8:57

Protesta kundër Muzeut të Hebrenjve, reagon PD...

8:39

Ju kujtohet ish-sulmuesi i Milanit? Ja ku...

8:34

Pse gërhitja e partnerit mund të ndikojë...

8:08

Barazim spektakolar mes Lazios e Milanit

7:57

Pabarazia e pensioneve në Gjermani, mes lindjes...

7:40

U “zhduk” para syve të policisë, dalin...

Më të klikuarat

  • Viktima Erald Xhejo Vrau me thikë bashkëmoshatarin në Pirg, dënohet me 12 vite b...
  • Arratisja e shqiptarit nga burgu grek, makina e bashkëpunëto...
  • Atentat, djegie makinash e trafik droge, kush është Gentian...
  • Putin paralajmëron Evropën: Vendosja e trupave në Ukrainë do...
  • Foto ilustruese Tronditet Kamza, shpërthim me tritol në derën e shtëpisë së...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.