E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Luan Rama: Imazhin e vendit nuk e cënojnë protestat, por qeverisja e krimit

Zëvendëskryetari i LSI, Luan Rama deklaroi se imazhin e vendit nuk e cënojnë protestat e opozitës por qeveria.

 

Në një deklaratë për shtyp, Luan Rama duke u ndalur tek artikulli i gazetës gjermane “Bild”, ku Shqipëria pasqyrohej si një vend kaotik, akuzoi kryeministrin se po bashkëpunon me krimin.

 

Reklamë

Ai tha se opozita dhe qytetarët janë në protestë me qëllim largimin e kësaj të keqeje nga qeverisja.

 

“Nuk janë protestat e qytetarëve nuk janë protestat e opozitës që e cënojnë imazhin e një vendi. Imazhin e një vendi e përbalt qeverisja e krimit. Një nga gazetat më të madhe në botë dhe e më shitura në Europë “Bild “ e cilëson Shqipërinë si një vend kaotik në duar të bandave. Qytetarët e vendit dhe opozita është në protest për ta larguar të keqen nga qeverisja e vendit.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë