Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama është shprehur se është dakord me reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit!

 

Rama përmes një postimi në Facebook, shkruan se për këtë nuk ka asnjë dilemë.

 

Sipas tij politika duhet ti mbajë duart larg nga nga reforma në drejtësi dhe nga Gjykata Kushtetuese

 

“Asnjë dilemë, asnjë mëdyshje.

Plotësisht dakord me Departamentin Amerikan të Shtetit: “respektimi i ligjit është mbi të gjitha”.

Shqipëria nuk ka rrugë tjetër përveç zbatimit të Kushtetutës dhe përshpejtimit të ritmit të reformave të integrimit europian, në partneritet të plotë dhe strategjik me SHBA.

Larg duart e politikës nga reforma në drejtësi, larg duart nga Gjykata Kushtetuese!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *