Ambasadori Donald Lu ka qene i pranishëm si çdo vit në përfundimin e trajnimit të 32 vullnetarëve të korpusit të Paqes në ambientet e Teatrit Skampa në Elbasan. Në ndryshim nga vitet e tjera ku ceremonia e betimit të vullnetarëve ishte eveniment për qytetarët Elbasanit por edhe për mediat, këtë vit nuk janë lejuar për ta ndjekur mediat e televizive dhe të shkruar ,me arsyen e ndryshimit të protokollit nga ana e ambasadës Amerikane, por siç mësohet nga burimet por edhe nga gatishmëria e uniformave blu , mund të jetë për shkak të sigurisë, të ambasadorit Lu .Në përfundimit të takimit edhe pse ju kërkua prononcim për situatën politike, ai iu shmangë përgjigjeve, duke mos preferuar të flasë për këtë çështje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *