Nënkryetari i LSI, Luan Rama në kaudër të kërkesës të bërë nga presidenti Ilir Meta, zhvilloi me këtë të fundit një takim konsultiv mbi çështjen e zgjedhjeve lokale.

 

Në përfundim të takimit, nënkryetari i LSI, Luan Rama u shpreh se gjatë takimit me Metën ngriti shqetësimin mbi sigurinë e zgjedhjeve.

 

Ai tha se nuk ka rëndësi data se kur do të mbahen zgjedhjet por siguria ku do të zhvillohen.

 

“Unë ndava me të shqetësimin e LSI se problemi i zgjedhjeve në Shqipëri nuk është data, por pastrimi i zgjedhjeve nga interferenca dhe lobimi nga grupet kriminale. Problem ka qenë dhe blerja e zgjedhjeve dhe ka qenë në kolaps. Një pushtet që buron nga veprimtaria kriminale, do i kthejë reston grupeve kriminale. Për sa kohë nuk ka vëmendje, vlerësim dhe angazhim të qeverisë për të pastruar ajo e para veten dhe zgjedhjet nga krimi, gjithçka është formale. Jam këtu për qëndrimin e LSI dhe atë çfarë unë i kam thënë Metës, dhe s’mund të behëm zëdhënës i presidentit. Ky vend i mbytur nga informalitet nuk ka nevojë për zgjedhje formale, por për zgjedhje reale që të shprehen vullnetin qytetar dhe jo kriminal. Publiku po e sheh vet se çfarë ndodh me qeverisjen dhe çfarë ndodh kur qeveria duhet t’i kthejë reston krimit”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *