E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

LSI: Shqipëria rrezikon mbylljen e eksporteve të peshkut dhe vezëve

Koordinatori i LSI-së në qytetin e Vorës, Vojo Bregu ngre shqetësimin se Shqipëria rrezikon të përjashtohet nga lista e vendeve që mund të eksportojnë në Evropë produktet e peshkut.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, Bregu shkruan se fondet e parashikuara për analizat e ndryshme që kërkohen nga Bashkimi Europian nuk janë shpenzuar për prioritetin e eksportit.

 

Reklamë

“Fondet e buxhetit të shtetit për analizat e produkteve të peshkut dhe vezëve, nuk dihet nga kanë shkuar. Shqipëria rrezikon të përjashtohet nga lista e vendeve që mund të eksportojnë në Europë, peshk, produktet e peshkut dhe vezë. Fondet e parashikuara për analizat e ndryshme që kërkohen nga Bashkimi Europian mund të jenë shpenzuar për arsye nga më të ndryshmet, por jo për prioritetin e eksportit. Ndonjë klient në nevojë për fonde, ndonjë shoë propagandistik me ngjyra mavi, ka marrë fondet që janë jetike pēr ekonomine tonë. Bizneset shqiptare kanë eksportuar vetëm në 6-mujorin e parë të 2020 50 milion Euro dhe kanë një numër të punësuarish mbi 5 mijë persona, në një vlerë investimi në vend rreth 60 milion Euro. Mbyllja e eksporteve te peshkut, do të ishte goditje e rëndë financiare, efekti i të cilës do të ndihej për shumë vite në vazhdim”.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë