E martë, 6 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

LSI: Reforma në drejtësi dështoi, qeveria pakt me krimin

Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama ka pritur këtë të mërkurë në zyrën e LSI delegacionin e Parlamentit Gjerman.

 

Reklamë

Sipas njoftimit të LSI, nënkryetari I kësaj force theksoi para të deleguarve gjermanë se ardhja e tyre në Shqipëri është një mundësi e mirë për të njohur më nga afër realitetin politik shqiptar.

 

Reklamë

Luan Rama theksoi se situata politike në vend është problematike dhe se reforma në drejtësi ka dështuar totalisht dhe është në kolaps.

 

Nnëkryetari I LSI, ngriti shqetësimin para të deleguarve gjermanë se është shkandaloze që Shqipëria është pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë.

 

Sakaq, ai theksoi gjithashtu se është skandaloze për vendin që nuk janë krijuar akoma institucionet e reja të drejtësisë.

 

Por krahas këtyre shqetësimeve, Rama  nuk I kurseu as akuzat në drejtim të qeverisë. Ai tha se po bashkëpunon me krimin dhe jo me opozitën.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë