Ish-deputetja e LSI-së, Florida Kërpaçi akuzon qeverinë se po detyron maturantët që të paguajnë nga 2 mijë lekë për të pasur të drejtën e aplikimit për universitet.

Në një deklaratë për mediat, Kërpaçi shprehet se i riun maturant trajtohet nga shteti thjesht si një klient që tarifat i përcaktojnë të ardhmen, duke shtuar se për çdo familje, 20 mijë lekë janë 20 ditë bukë.

Sipas saj, në këto ditë të shumë të vështira, qeveria duhet të lehtësojë taksat e tarifat dhe jo të fusë duart në xhepat e qytetarëve.

“Lajthitjet me procesin e maturës shtetërore të këtij viti duket se nuk kanë të mbaruar. 2.000 lekë është fatura e radhës që duhet të paguajë çdo maturant dhe familjet e tyre për të pasur të drejtën e aplikimit për arsim universitar! Edukimi sa më i mirë i fëmijëve është prioritet për familjet shqiptare dhe të ardhmen e Shqipërisë, por pavarësisht kësaj qeveria shqiptare vijon drejtimin pa u kujdesur për pasojat shkatërruese të vendimeve të tyre. Ata që shpërdoruan 3.5 mln euro me mashtrimin për klasat digjitale, pasi i lanë maturantët në harresë dhe i përbuzën, tani i detyrojnë edhe të paguajnë 2.000 lekë thjesht për të dorëzuar Aplikimin Universitar. Për të qenë të qartë, pa u paguar tarifa që kërkohet, asnjë maturant nuk mund të vazhdojë aplikimin drejt universiteteve që dëshiron të ndjekë! Pavarësisht notave që ka, pavarësisht gjendjes së rënduar ekonomike të familjes së tij, qeveria shqiptare e trajton të riun maturant thjesht si një klient që tarifat i përcaktojnë të ardhmen. Për çdo familje 20 mijë lekë janë 20 ditë buke! Në këto ditë të shumë të vështira qeveria duhet të lehtësojë taksat e tarifat dhe jo të fusë duart në xhepat e qytetarëve! Vetëm në Tiranë janë mbyllur 60.000 biznese, mbi 75.000 qytetarë kanë ngel pa punë, por ndërkohë kemi qeverinë që vazhdon koncesionet korruptive, edhe pse shtron rrugë floriri 1.2 mld euro prap nuk ngopet, por kërkon edhe pagesë nga maturantët!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *