Partia Socialiste mund të kishte marrë edhe një mandat të dhjetë në Fier, nëse nuk do të dilnin aq shumë vota të pavlefshme.

 

Diçka të tillë e deklaroi kandidati për deputet i PS, Petro Koçi, në një intervistë për “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”, me gazetarin Roland Zili.

 

“Rezultati në Fier është dinjitoz. Ka patur shumë vota të pavlefshme. Diosa zona kjo ka qenë mëe e theksuar, prandaj themi që shumë vota tonat diolën të pavlefshme, mund të merrnim mandtin e 10.”

 

Sa u takon akuzave të hedhura nga LSI për blerje votash, Koçi u shpreh se partia e Monika Kryemadhit është eksperte për të vjedhur vota.

 

“Mendoj se duhet të flasim për gjëra serioze, pretendimet për vjedhje votash nuk ja vlen ti flasim. Nëse ka një parti që është profesioniste të vjedhë votat, është LSI. Ne kishim shumë më tepër potencë elektorale sesa kandidatët e opozitës. Edhe nga pikëpamja organizative, PS është shumë më e organizuar.”

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *