Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha hodhi akuza dje ndaj presidentit Ilir Meta, për të cilin tha se ka punuar për shkatërrimin e fushatës së LSI-së dhe në përkrahje të kryeministrit Edi Rama.

 

Pas kësaj deklarate, eksponentë të LSI-së kanë shpërthyer në sulme e akuza ndaj kryedemokratit

 

Në një postim në “Facebook”, Kejdi Mehmetaj paralajmëron se kur të vijë momenti që LSI do të flasë, lideri demokrat nuk do ketë më plane gjermane, amerikane apo Edi Ramë që ta shpëtojnë!

 

Postimi:

Çfarë ti thuash më Luli Bashës, që nuk ja kanë thënë akoma demokratët të cilët i la për 12 vite rrjesht në opozitë?

Çfarë ti thuash më Luli Bashës, kryetaro-kunatit, pengut, artistit, pazarxhiut, matematicienit që gënjen edhe për orën? Çfarë mund ti thuash më Luli Bashës, që gjeti shpëtim tek LSI në 2017 kur mezi mori 43 mandate e nga frika e konkurrencës shkërmoqi të gjithë PD-në?

Fatkeqsisht për Luli Bashën, LSI nuk mund të jetë më shpëtimi i tij, pasi LSI-së i ka borxh 19 mandatet e dorëhequra të 2019-ës, bashkitë e këshilltarët që nuk kandiduan se Luli Basha kishte frikë nga zgjedhjet lokale dhe mandatet e votat e humbura të 2021-it që kishte merak me banda e para t’ja blinte LSI-së njësoj si Edi Rama.

Fatkeqsisht për Luli Bashën, LSI zuri mend nga gabimi fillestar i të besuarit të atij që nuk i beson as familja e tij politike dhe fatkeqsisht për Luli Bashën as hija e tij nuk do i afrohet ndonjëherë hijes së Ilir Metës, se lider nuk të bën karrigia e kryetarit të PD, por morali, koherenca dhe qëndrueshmëria përballë qytetarëve.

Ndaj, Luli Basha të shohë hallet që e kanë zënë brenda shtëpisë së tij, pa u shqetësuar, se do i vijë momenti për tu përballur edhe me bëmat e mashtrimet ndaj LSI. Dhe kur të vijë momenti që LSI do flasë, nuk do ketë më plane gjermane, amerikane apo Edi Ramë që ta shpëtojnë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *