LSI ka nisur hartimin e një program politik ku planifikon heqjen e akcisës së naftës për fermerët si dhe hapjen e vendeve të punës.

 

Drejtuesjsa e LSI, Monika Kryemadhi në një postim në “Facebook”, deklaroi se hartimi i programit ka ardhur pas një konsultimi të gjerë të LSI me qytetarët shqiptarë.

 

“Pas një konsultimi të gjerë me shqiptarët filluam të hartojmë programin, i cili do t’i japë zgjidhje problemeve, që kanë kapur nga fyti jetën social-ekonomike të vendit. Ne si LSI, nuk premtojmë parajsën, as zgjidhje të fantapolitikës, që bëhen për të rrëmbyer votat dhe pas zgjedhjeve ato hidhen në kutitë e plehrave. Ashtu siç ngelen vetëm në spote publicitare premtimet e Rilindjes për 300 mijë vendet e punës dhe dëbuan nga vendi më shumë se 400 mijë të rinj dhe të reja, burra dhe gra. Të “shëndetësisë falas”, që në fakt është shumë më e shtrenjtë se më parë. Uljes së taksave për 97% të shqiptarëve, që në fakt u kthye në “mrekullinë” e vetëm 4-5 oligarkëve, klientë të oborrit të Surrelit. Ne si LSI, e kemi të shenjtë fjalën e dhënë. Ajo është detyrim për ne ndaj shqiptarëve. Programi ynë po hartohet për njerëzit e zakonshëm, për ata të cilët duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe të familjeve të tyre në Shqipëri. Ne si LSI, duam t’i japim zgjidhje përfundimtare papunësisë dhe do e bëjmë të mundur këtë. LSI, si asnjë forcë tjetër politike shqiptare, e ka në themelin e programit të saj punësimin e shqiptarëve. Shqiptarë të punësuar me rroga të mirëpaguara, janë një garanci për të ardhmen e Kombit dhe familjes shqiptare.”

 

Sipas Kryemadhit, LSI synon që t’i rikthejë shpresën edhe rinisë si dhe grave me qëllim që të jenë sa më të mirëpërfaqësuar.

 

Kryemadhi theksoi se LSI nuk ka bërë ndonjëherë propagandë me fjalë boshe dhe se ka si qëllim vetmë që të mbajë fjalën.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *