Ylli Manjani që nga eksponentet më të rëndësishëm të LSI në vitet e fundit, ka trazuar ujërat politik brenda koalicionit opozitar me një qëndrim të mbajtur në profilin e tij në facebook.

Manjani shkruan se opozita duhet të futet ne zgjedhjet vendore, ndoshta edhe me ndonjë shtyrje të vogël të datës që ti japë mundësi KQZ, regjistrimin e kandidateve.

Manjani është I bindur se nëse aksioni opozitar funksionon si duhet në terren, ata fitojnë bindshëm një pjesë të mirë të bashkive, madje edhe në Tiranë dhe Elbasan.

 

Nëse opozita hyn tani në zgjedhje, pa fushatë fare fiton bindshëm në: Shkodër, Lezhë, Kukës, Bulqizë, Mat, Laç, Kamëz, Vorë, Cërrik, Sarandë, Delvinë, Rrogozhinë, Kavajë, Çorovodë, Finiq, Tropojë, Konispol e Pustec.

Me një kandidat të mirë dhe me pak fushatë fiton: Elbasanin, Tiranën (me pak vota diferencë), Hasin, Pukën, Dibrën, Krujën, Mallakastrën, Korçën, Kuçovën, Urën Vajgurore, Selenicën, Peqinin, Përmetin dhe Këlcyrën.

Kjo është bindja ime e mbështetur edhe në sondazhin e IPR Marketing.

Por kushti është që opozita të jetë unike dhe e organizuar mirë në terren.

Prandaj Rama nuk ka interes të dialogojë për të lejuar Opozitën të konkurrojë se është HUMBËS!

Ndoshta vërtetë opozita duhet të konsiderojë opsionin hyrje në zgjedhje, qoftë dhe me një shtyrje minimale të datës së zgjedhjeve, sa për të lejuar KQZ të bëjë rregjistrimet dhe përgatitjen e infrastrukrurës zgjedhore…

Ndoshta, them me kaq informacion sa kam nga lajmet.

 

Ish ministri i drejtësisë thotë se ka një ndjesi të përgjithshme se mund të ketë përplasje të dhunshme. Manjani shton se dhuna nuk pranohet nga askush. Ai shton se Rama duhet mundur në pushtet dhe kjo është plotësisht e mundur, sipas përfaqësuesit të LSI.

 

Por edhe nga ndjesia e përgjithshme që ekziston nga frika e përplasjeve të dhunshme.

Dhuna nuk pranohet nga askush! Deri më sot monopolin e dhunës e ka qeveria, e cila po bën çmos t’ja kalojë opozitës.

Nga ana tjetër, opsioni që të ikë Rama që të fitohen zgjedhjet më duket i drejtë, por jo i dëshiruari.

Edi Rama duhet mundur në pushtet, aty ku është, tani në zgjedhje lokale dhe pak më vonë në zgjedhjet politike…

Jam i bindur se është plotësisht e mundshme që të mundet megjithë potencialin kriminal, financiar e propagandistik që ka!

Jam i bindur sepse ka kaluar çdo limit konsumi dhe arroganca e tij është gropa politike që i ka hapur vetes.

Por mendim e kam këtë që sapo shkrova. Mbase shërben ndokund…

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *