E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

LSI kërkesë SPAK dhe KLSH: Nisni hetimet mbi shpërdorimet në Kaskadën e Drinit

Lëvizja Socialiste për Integrim, përmes deputetëve Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho, në një kërkesë drejtuar SPAK dhe KLSH, ka kërkuar verifikimin dhe nisjen e hetimeve mbi shpërdorimin me pasoja të rënda të Kaskadës së Drinit në prodhimin, shkëmbimin dhe blerjen e energjisë elektrike me pasoja të rënda dhe me dëm ekonomik.

 

Vasili dhe Xhixho kërkojnë që këto hetime të nisin sa më shpejt.

 

Sipas dy deputetëve të LSI, në Kaskadën e Drinit janë kryer veprat penale të ‘Shpërdorimit të Detyrës’, ‘Korrupsionit Pasiv dhe Aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike’, ‘Vjedhje e Pasurisë së Shtetit duke Shpërdoruar Detyrën e Kryer në Bashkëpunim’, ‘Falsifikim i Dokumenteve’, ‘Ushtrim i Ndikimit të Paligjshëm ndaj Personave që Ushtrojnë Funksione Publike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë