Për ministren e Integrimit Klajda Gjosha, procesi i funksionimit të Bordit Menaxhues të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe vlerësimit të prokurorëve dhe gjykatësve, duhet të jetë transparent. Ajo vë theksin tek nevoja per hartimin e një rregulloreje për funksionimin e Bordit të ONM-së.

 

“Do shohim në ditët në vijim që ky është një proces që do të ketë nevojë për një Rregullore të brendshme ëpr funksionimin e ONM-së. Çështja është teknike, por duhet që procesi të jetë në kornizë ligjor dhe konstitucionale.”

 

Duke vlerësuar letrën e drejtueses së ONM-së Genoveva Ruiz Calavera, e cila theksonte se Bordi Drejtues i ONM-së ka natyrë tërësisht administrative, ministrja Gjosha thonë se institucionet duhet të dinë si funksionon procesi i vlerësimit.

 

“Institucionet shtetërore dhe qytetarët duhet të dinë se si do të funksionojë procesi i vlerësimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve apo Vettingu. Duhet të qartësohet dhe është e rëndësishme të qartësohet në mënyrë zyrtare dhe në letër.”

 

Në mes të muajit shkurt, Ministrja e Integrimit, përmes një letre dërguar komisionerit për Zgjerim në Bashkimin Europian, shprehej se Bordi i ONM-së nuk parashikohet në Kushtetutë. Ndaj, ajo kërkonte angazhimin e tij në nisjen e një komunikimi zyrtar me përfaqësimin e të gjithë aktorëve kryesorë lidhur me reformën në drejtësi, për të bërë të mundur vijueshmërinë me korrektësi të këtij procesi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *