“Albania’s Got Talent” në Vizion Plus, në natën e parë ka patur gjithçka që do të duhet të kishte një spektakël i këtyre përmasave, lot, emocione, batuta, humor dhe shumë talent.
Të gjithë konkurentët pa përjashtim kanë dhuruar emocione të veçanta në performancat e tyre. Jo vetëm publiku në sallë dhe ai në shtëpi, por edhe juria u përfshi në emocione të cilat këtë mbrëmje duket se ishin të pashmangshme.
Lexo edhe :
Related Posts
“Albania’s Got Talent” një spektakël që nuk njeh moshë, një spektakël për çdo familje shqiptare vendosi këtë të hënë në ekranin e Vizion Plus një tjetër standard në Shqipëri sa i përket botës së show-t dhe spektaklit.
Siç e thamë edhe më lart kjo e hënë pati shumë show, emocione, lot dhe talent, por në këtë natë të parë fituesi i “Golden Buzzer” u shpall Fatmir Murra.
“Albania’S Got Talent” nga kjo natë është spektakli i të gjithë shqiptarëve që e gjeni çdo të hënë LIVE në orën 21:00 në televizion Kombëtar Vizion Plus, në Youtoube si dhe në të gjitha rrjetet sociale të Vizion Plus.







