E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Lorik Cana mbështet Rita Orën pas kritikave të ashpra për veprimin e saj me flamurin serb

Rita Ora ka qenë në qendër të kritikave ditëve të fundit pas performancës së saj me flamurin serb. Këngëtarja shqiptare performoi në Hungari në Festivalin e Rinisë në Szeged.

 

Gjatë performancës, fansat i hodhën asaj një flamur serb.

 

Reklamë

Këngëtarja e ka marrë dhe madje e ka vënë në krah duke e nxjerrë në skenë. Ky gjest i saj ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, pasi është marrë si mosrespektim ndaj shqiptarëve të Kosovës.

 

Përveç komenteve negative, ka pasur dhe personazhe që i kanë dalur në mbrojtje. Një ndër ta ishte dhe ish-futbollisti i njohur i kombëtares shqiptare, Lorik Cana.

 

Ai ka postuar një foto ku shfaqet këngëtarja Rita Ora e vogël me veshje tradicionale shqiptare, për të treguar se ajo e do atdheun e saj dhe është krenare që është shqiptare.

 

U kritikua ashpër për veprimin e saj me flamurin serb, Lorik Cana

Vazhdo të lexosh

Reklamë