Lordi meksikan i drogës, vdes në burg

Ka humbur jetën në burg lordi meksikan i drogës, Hector Beltrán Leyva, i cili ka ndërruar jetë pas një sulmi në zemër.
Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se 56 vjeçari u transferua nga burgu në një spital, por nuk arriti të shpëtonte, thanë zyrtarët e qeverisë.
Ai ishte një nga katër vëllezërit që udhëhoqën kartelin e drogës me të njëjtin emër, i cili ishte i njohur për rivalitetin vdekjeprurës me kartelin Sinaloa të udhëhequr nga Joaquín “El Chapo” Guzmán.
Leyva, i fundit i vëllezërve që kryesoi kartelin, u arrestua në tetor 2014. Ai po përballej me akuza për trafikim të marijuanës, heroinës, kokainës dhe metamfetaminës.
Hectori mori drejtimin e kartelit ‘Beltrán Leyva’ pasi vëllai i tij Arturo u vra gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë meksikane në 2009.




