Real Madrid ka lajmëruar në mënyre surprize emrin e trajnerit që do të pasojë Zinedine Zidan. Ai është trajneri aktual i kombëtares spanjolle Julen Lopetegui. 51-vjeçari ka firmosur një kontrate 3 vjeçare me kampionet e Evropës.

 

Lopetegui ishte i preferuari i presidentit Perez në një garë të fortë me emra të tjerë si Pocetino, Conte, Klop, Sarri deri edhe tek ish-mesfushori i këtij klubi Guti.

 

zgjedhja e Lopeteguit ishte befasuese aq më tepër që ai më 22 maj kishte rinovuar kontratën me Federatën e Futbollit të Spanjës për të drejtuar kombëtaren deri ne vitin 2020.

 

Tashmë Lopetegui do të fokusohet tek kupa e botës ku shpreson të arrijë një sukses të madhe ndërsa nga mesi i korrikut do të mendoje për aventurën e re, me skuadrën e Real Madrid.

 

Ai do të pasojë Zidan i cili u dorëhoq pas 2 vite e gjysme në drejtimin e skuadrës Los Blankos ku fitoi 9 trofe mes të cilëve 3 UEFA Champions League.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *