E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Londra bën thirrje për një armëpushim pas sulmeve izraelite në Liban

Britania tha sot se të gjitha palët duhet të kërkojnë një de-përshkallëzim dhe armëpushim pas sulmeve ajrore izraelite në Liban.

“Mbështetja jonë për të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje është e palëkundur,” tha një zëdhënës i kryeministrit Keir Starmer.

“Por mesazhi ynë shumë i qartë tani është, që të gjitha palët të ushtrojnë përmbajtje.”

Izraeli ka kryer sulme në Liban për dy javë, duke vrarë liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah dhe disa nga komandantët e grupit, por gjithashtu duke vrarë rreth 1000 libanezë dhe duke detyruar një milion njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre. Hezbollahu zotohet të kundërshtojë çdo pushtim tokësor izraelit në Liban.

Reklamë

“Ne duam t’i shohim të gjitha palët të bëjnë një hap prapa”, tha ai.

“Duhet të shmanget çdo përshkallëzim i mëtejshëm. Një armëpushim do të sigurojë hapësirën e nevojshme për të gjetur zgjidhjen politike që është e nevojshme për të siguruar paqen në rajon”.

Starmer dhe ministra të tjerë të qeverisë u kanë bërë thirrje gjithashtu qytetarëve britanikë që të largohen nga Libani ndërsa fluturimet komerciale janë ende në funksion.

Zëdhënësi tha se qeveria po punon për planifikimin e nevojshëm për të gjitha eventualitetet në lidhje me situatën në Liban.

“Ajo në të cilën jemi fokusuar tani është sigurimi i hapësirës shtesë në fluturimet komerciale për ata që duan të largohen” tha zëdhënësi i kryeministrit Keir Starmer. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë