E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Londinezët të lodhur nga masat anti-COVID, nuk i ndalin protestat

Mijëra njerëz u mblodhën edhe këtë të shtunë në Londër për të protestuar kundër masave anti-COVID. Ata kërkuan që t’i jepet fund bllokimit.

 

Londinezët janë kundër masave të rrepta dhe kërkuan që të gjithë të bashkohen në protestë kundër “mashtrimit dhe tiranisë COVID”.

 

Reklamë

Qytetarët ndihen të lodhur me kufizimet e lirive dhe thonë se janë të gatshëm të thyejnë rregullat e bllokimit për të takuar të dashurit e tyre.

 

Në sy gjatë tubimit ra një banderolë me mbishkrimin “Ne kemi fuqinë”. Shumica e protestuesve ishin pa maska dhe nuk e ruajtën distancën.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë