E premte, 2 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Londër-New York në më pak se 5 orë me avion falë stuhisë “Ciara”

Stuhia “Ciara” që po përplaset me Europën Veriore dhe Veriperëndimore po shkakton probleme të konsiderueshme në disa vende.

 

Reklamë

Në Francë deri tani janë 130 mijë familje pa energji elektrike ndërkohë që është mbyllur përkohësisht edhe kulla Eiffel si masë sigurie ndaj ererave shumë të forta. Në Gjermani stuhia ka bërë që të pezullohen levizjet me tren drejt disa shteteve fqinje për një kohë të pacaktuar.

 

Mirëpo stuhia “Ciara” ka sjell edhe një të dhënë shumë kurioze. Si pasojë e masave të forta ajrore në Atlantik, udhëtimi nga Anglia në SHBA ka shënuar kohë record.

 

Kështu udhëtimi I fundit i Boeing 747 nga British Airways nga Londra në New York është bërë për 4 orë e 56 minuta dhe jo për kohën normale 6 orë e 13 minuta.

Vazhdo të lexosh

Reklamë