Subscribe

Për mazhorancën zgjedhjet për pushtetin vendor janë mbyllur në 30 qershor. Numri dy i socialistëve Taulant Balla e cilëson qesharake nismën e partive të koalicionit opozitar, duke vënë në dukje se tashmë më shumë së gjysma e kryetarëve të rinj të bashkive kanë nisur nga puna.

Zgjedhjet e 30 qershorit ishin një moment ku fitoi qytetaria e mendoj mos ta bëjmë më qesharake sjelljen e opozitës, sepse zgjedhjet e 30 qershorit kanë përfunduar dhe kryetarët e bashkive e kanë marrë detyrën ose janë duke e marrë.”

 

Kryetari i grupit parlamentar socialist hodhi poshtë kërkesën e opozitës për largimin e Edi Ramës duke theksuar se e vetmja ofertë për arritjen e një marrveshje është reforma zgjedhore e cila do të mbyllet në fund të muajit nëntor.

 

Në interes të Shqipërisë është dialog për reformën zgjedhore, në jemi gati që me opozitën brenda parlamentit e jashtë parlamentit të punojmë për reformën zgjedhore përsa i përket problemit. Nuk ka se nuk ka negociata kundër reformës në drejtësi, Lulzim Basha mund ta kërkojë por kjo nuk ndodh.

 

Meqenëse për socialistet beteja elektorale është mbyllur në 30 qershor, Balla sqaron se tashmë ka nisur puna për zgjedhjet brenda partisë.

 

Pas 30 qershorit për herë të parë socialistët kanë fituar 60 bashki te vendit ndërkohë që votimet e fundit në parlament kanë treguar se ata tashmë gezojnë edhe shumicën për të ndryshuar kushtetutën.

 

Përballë kësaj supër mazhorancë opozita ka dalë jashtë sistemit duke mos pasur asnjë rol në institucione e pritet të shihet në muajin shtator nëse ky realitet i ri politik do të thellojë përplasjen apo do ti çojë palët drejt një marrëveshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *